Ndërtimi i rrjetit ndërkombëtarë është tepër i rëndësishëm për t’i minimalizuar problemet dhe sfidat shumëdimensionale të shoqërisë shqiptare në trojet tona. Përmes rrjetizimit synohet që të ndërtohen qendra në të gjitha shtetet e Evropës dhe kontinentit Amerikan, ku jeton një pjesë e madhe e diasporës shqiptare.
Çdo qendër duhet të ketë kuvendin e saj prej së paku 10 persona, të cilët nga rradhët e tyre e zgjedhin kryesinë. Gjithashtu, qendrat duhet të pajisen me statut apo rregullore pune dhe të regjistrohen në institucionet përkatëse në shtetin ku veprojnë. E tërë kjo i shërben vetëdijes sonë të përgjithshme, që vetëm nëpërmjet institucionalizimit të punës dhe ndarjes së përgjegjësive brenda anëtarëve të kryesisë, sigurohet niveli i lartë i profesionalizmit dhe transparencës maksimale. Njëkohësisht synohet që nëpërmjet kësaj forme të organizmit, të ndërtohet një mentalitet dhe psikologji e re e të vepruarit në aspektin shoqëror.
Gjithashtu synohet që qendrat të kenë bashkëpunim apo partneritet me organizata apo institucione tjera në shtetin ku ato veprojnë. Ky bashkepunim apo partneritet mund të sigurohet atëherë kur qendrat atje janë të organizuara në mënyrë institucionale,siç është përshkruar më sipër. Bashkëpunimi dhe partneriteti me organizata dhe institucione vendore, siguron dhe një energji shtesë, për t’i trajtuar dhe zgjidhur problemet e shoqërisë sonë. Në këtë formë tashmë janë siguruar disa partnerë të ndryshëm, kështu që është provuar në praktikë kjo qasje strategjike e rrjetizimit ndërkombëtarë.