Nën moton “Dhëmbi i shëndoshë, në trup të shëndoshë”, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, në kuadër të projektit “Përkujdesi oral”, ka organizuar fushatën sensibilizuese rreth rëndësisë për kujdesin oral, i cili u është dedikuar nxënësve të ciklit të ulët të shkollave fillore.