Skip to main content

HISTORIA JONË

Historia jonë

Qendra e Solidaritetit dhe Avacimit (QSA), si organizatë qytetare, e cila u themelua nga një grup të rinjë intelektual dhe të vullnetit të mirë, grumbullon njerëz të profileve dhe grupmoshave të ndryshme nga trojet shqiptare dhe nga diaspora. Fillimisht në 2007 u themelua në Preshevë me emrin Qendra e Solidaritetit Humanitar (QSH) , ku deri më 2011 e realizoi misionin dhe veprimtarin e saj kryesisht në sferën humanitare, si paraardhëse e QSA-së. 


Duke vlerësuar se nevojat për solidarizim në terren sa vijnë dhe shtohen, QSA në realizim të misionit të saj nga viti 2009 filloi ta zgjerojë rrjetin e saj. Fillimisht u themelua qendra në Zvicër, për t’u pasuar me qendrat tjera në Maqedoni, Gjermani, Belgjikë e Austri. 


Nga viti 2011 e tutje, kjo strategji e re e shërbimit ndaj popullit mori një dimension të ri, që përveç komponentës humanitare, në vetvete do të përfshinte edhe komponentën e avancimit të popullit dhe njëkohësisht edhe të kërkohen individ apo grupe nga trojet tona, të cilët formojnë Qendra të reja në diasporë, që edhe tek popullata jonë në diaspor, por edhe tek popullata europiane të shpërndahet ideja e solidaritetit. Pra, misioni i saj pësoi ndryshimin vetëm në zgjerimin e fushave të veprimtarisë dhe strukturës së saj, kurse në fokus si gjithnjë mbeten nevojat e popullit. 


QSA vlerëson që në trojet shqiptare ekzistojnë nevoja të themelimit dhe të qendrave tjera operative, pra në Kosovë dhe Shqipëri. Ky zhvillim gjografik do të bëhet krahas gjetjes së kontribuesve dhe integrimit në radhët e saj në qendrat në diasporë. Nëse dëshironi dhe ju të bëheni pjesë e QSA, apo të iniconi themelimin e një qendre operative në vendin tuaj, atëherë na kontaktoni.