(përditësuar)

QSA realizoi pagesën për muajin e dytë në kuadër të aksionit mbarëkombëtar për Lagjen e trimave

Kumanovë, 30 qershor 2015

Qendra e Solidaritetit dhe Avacimit në Kumanovë në kuadër të aksionit mbarëkombëtar humanitar për Lagjen e trimave në Kumanovë, sot bëri pagesën ndaj furnitorit për muajin e dytë në shumë prej 1,250 eurosh, e cila do të mbulojë pagesën e vaucher-ëve për familjet përfituese. Kjo shumë është siguruar nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Wels të Austrisë, mjete këto të cilat janë grumbulluar në kuadër të aksionit, si dhe me rastin e turneut të futbollit të organizuar më datë 14 qershor 2015, me moton #me Kumanovën.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë falënderon Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në Wels të Austrisë për punën e palodhshme dhe kontributin e dhënë për aksionin, për t’iu dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me rastin e muajit të Ramazanit – muajin e solidaritetit, apelon tek opinioni i gjerë, bashkëkombasit tanë në të gjitha trojet shqiptare, bashkatdhetarët tanë me qëndrim në shtetet e ndryshme të Evropës dhe SHBA-së e gjetiu, që të vazhdojnë të mbështesin familjet e dëmtuara të Lagjes së trimave në kuadër të aksionit #me Kumanovën.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Kumanovë
Departamenti i Solidaritetit

______________________________________________________________________________________

Vazhdojnë të mbërrijnë ndihma nga qyteti i Gostivarit në mbështetje të Aksionit mbarëkombëtar të QSA-së për Lagjen e trimave në Kumanovë

Kumanovë, 7 qershor 2015

Në kuadër të Aksionit mbarëkombëtar të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit, si dhe aksionit “Gostivari me Kumanovën” të organizuar nga TV 2 nga qyteti i Gostivarit, vazhdojnë të mbërrijnë ndihma për banorët e Lagjes së trimave në komunën e Kumanovës.

Kësaj rradhe, aksioni u mbështet nga bashkëkombasit tanë me qëndrim në Sarajevë  Adem Miftari dhe Faredin Miftari, poashtu nga bashkatdhetari Refik Jakupi nga Zvicra, si dhe qytetari  Naser Tefiku nga qyteti i Gostivarit. Gjatë gjithë kohës aksionin e ka përkrahur edhe Marketi Keta nga qyteti i Gostivarit. Nga kontributi i përbashkët i të lartëcekurve, sot zyrtarisht iu dorëzuan arkës së Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit mjetet financiare në shumë prej 1,420 eurosh,  të cilat do të shndërrohen në vauçera për familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë i falënderon bashkatdhetarët tanë nga komuna e Gostivarit, supermarketin Keta, si dhe televizionin lokal TV2 nga qyteti i Gostivarit, për mbështetjen e vazhdueshme të aksionit tonë për Lagjen e trimave në Kumanovë.

___________________________________________________________________

Bashkatdhetarët nga Grosseto i Italisë mbështesin aksionin mbarëkombëtar për Lagjen e Kumanovës

Kumanovë, 30 maj 2015

Vazhdon aksioni mbarëkombëtar në përkrahje të familjeve të dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë. Kësaj radhe aksioni u përkrah nga bashkatdhetarët tanë të cilët gravitojnë në xhaminë “El Hilal” në qytetin Grosseto të Italisë.

grosseto

Xhemati i kësaj xhamie mbështeti aksionin e QSA-së, duke u solidarizuar me familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë me shumën financiare prej 480 eurosh, të cilat do të destinohen për pagesën e vaucher-ëve.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit shpreh falënderim dhe mirënjohje për bashkatdhetarët tanë nga të gjitha anët nga qyteti Grosseto i Italisë dhe më gjerë, të cilët po solidarizohen vazhdimisht me familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

___________________________________________________________________

Bashkatdhetarët nga komuna e Gostivarit mbështesin aksionin mbarëkombëtar për Lagjen e trimave në Kumanovë

Kumanovë, 30 maj 2015

Aksioni mbarëkombëtar në përkrahje të Lagjes së trimave në Kumanovë, i cili medialisht po mbështetet nga televizioni lokal TV2 nga Gostivari vazhdoi edhe sot përmes dërgimit të një furgoni me ndihma në produkte ushqimore dhe në rroba.

Këto ndihma kanë ardhur nga mërgata e Gostivarit, Market Keta, si dhe ndihma të nxënësve, prindërve dhe stafit arsimor të shkollës fillore Mehmet Deralla të fshatit Gradec të komunës së Vrapçishtit.

Gostivari

Përceç ndihmave në artikuj ushqimor, Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë iu dorëzua shuma financiare prej 413 eurosh, të cilat do të destinohen për pagesën e vaucher-ëve, për familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë i falënderohet bashkatdhetarëve tanë nga komuna e Gostivarit, si dhe në përgjithësi qytetarëve TV2 dhe supermarketeve të qytetit të Gostivarit, për mbështetjen e vazhdueshme për Lagjen e trimave në Kumanovë.

___________________________________________________________________

Shkolla fillore “Mehmet Derralla” nga fsh. Gradec i komunës së Vrapçishtit solidarizohet me Lagjen e trimave në Kumanovë

Kumanovë, 30 maj 2015

Vazhdon aksioni mbarëkombëtar në përkrahje të familjeve të dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë. Kësaj radhe aksioni u përkrah nga nxënësit dhe stafi drejtues e edukativ i shkollës fillore “Mehmet Derralla” nga fshati Gradec i komunës së Vrapçishtit të Rrethit të Gostivarit.

shkolla

Përfaqësuesit e kësaj shkolle tek Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, zyrtarisht dorëzuan kontributin e tyre në produkte ushqimore dhe veshëmbathje, të cilat i kishin grumbulluar në shenjë solidarizimi me familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit shpreh falënderim dhe mirënjohje nxënësve e prindërve të tyre, si dhe stafit edukativo-arsimor e drejtorisë së shkollës fillore “Mehmet Derralla” nga Gostivari, si dhe për mbarë qytetin e Gostivarit, për kontributin e deritanishëm dhe solidaritetin e treguar me familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

___________________________________________________________________

QSA në kohë rekord siguroi 50 vauçerë për Lagjen e trimave në Kumanovë

Kumanovë, 19 maj 2015

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë në kuadër të aksionit mbarëkombëtar të shpallur më 13 maj 2015, dedikuar familjeve të dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë, që nga dita e parë e shpalljes së aksionit e deri më tani ka arritur të grumbullojë mjetet financiare për mbulimin e kostos për muajin e parë, për 50 familjet tashmë të përzgjedhura, ku edhe sot zyrtarisht Kryesia e QSA-së në Kumanovë bëri shpërndajen e 50 vauçerave në shumë prej 5,000 eurove, për 50 familjet më të prekura në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Vauçerat në fjalë mund të përdoren në supermarketin “Selman Turizëm” në Kumanovë, ku familjarët do të kenë mundësinë që sipas nevojave të tyre, të furnizohen me produkte ushqimore e higjeniko-sanitare në shumë prej 100 eurove në muaj.

Në sigurimin e mjeteve financiare për pagesën e vauçerëve deri më tani kanë kontribuar:
– Korpusi (gjashtë Qendrat) i QSA-së në shumë prej 2,750 eurosh
– Marketi Keta nga Gostivari në shumë prej 500 eurosh
– Forumi Rinor i fshatit Debresh nga Gostivari në shumë prej 1,700 eurosh
– Një qytetar anonim nga Kumanova në shumë prej 50 eurosh

Aksioni #me Kumanovën do të zgjasë së paku 6 muaj, që QSA e ka vlerësuar si periudhë të nevojshme për rikthimin e normalitetit tek familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave.

Deri më tani në emër të aksionit mbarëkombëtar të QSA-së, gjithsejtë janë grumbulluar 5,000 euro apo 50 vauçerë, si dhe ndihma tjera në formën e artikujve ushqimore, higjeniko-sanitare, veshëmbathje, shtroja e mbulesa etj.

Kontribut të veçantë në mbështetje të aksionit tonë dhe organizimit të aksioneve të shumëta në komunën e Gostivarit, është duke dhënë TV2 nga Gostivari si dhe supermarketet e këtij qyteti.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë i falënderon të gjithë kontribuesit për ndihmat e ofruara, të cilët u janë përgjigjur pozitivisht aksionit të QSA-së, për t’iu dalur në ndihmë familjeve të rrezikuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Falënderim i veçantë për TV2 nga Gostivari, supermarketet Keta, Dredhëza, Ideal Bajro nga Gostivari, Forumin Rinor të fshatit Debresh Gostivar, dhe të gjithë dashamirët tjerë të cilët iu bashkangjitën aksionit tonë.

Gjithashtu QSA falënderon dhe mediat lokale dhe nacionale në Maqedoni e më gjerë, të cilat janë duke dhënë kontribut të çmuar në sensibilizimin e opinionit mbarëshqiptar për situatën e krijuar në Lagjen e trimave në Kumanovë, si dhe organizimin e grumbullimit të ndihmave për familjet e dëmtuara.

Falënderojmë TV2 nga dhe Radio Vala nga Gostivari, Agjencinë e lajmeve Zhurnal, Televizionin Festa, Televizionin Hana, Radio Shkupi, RTK, Alsat-M, si dhe mediat tjera, që në mënyrë direkte apo indirekte kontribuuan në mbështetje të aksionit tonë.

Bëjmë apel deri te të gjithë qytetarët tanë që ta përkrahin aksionin për t`i dal në ndihmë familjeve të cilat janë prekur direkt nga konflikti në Kumanovë.

Deri në fund të aksionit kanë mbetur të grumbullohen edhe 250 vauçerë.

Bëhuni dhe ju pjesë e aksionit, duke paguar 1 vauçer.
vaucheri1

________________________________________________________

aksioni me kumanoven 2Osman Hajrullahu nga Presheva e përkrahë aksionin me 120 palë atlete

Preshevë, 18 maj 2015

Osman Hajrullahu nga Presheva dhuron 120 palë atlete për t’u solidarizuar me vëllezërit në Lagjen e trimave në Kumanovë, të cilat kapin vlerën mbi 700 euro.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë falënderon z. Osman Hajrullahun për mbështetje jo vetëm të aksionit për Kumanovën, por i njejti ndër vite e ka mbështetur QSA-në gjatë shpërndarjes së pakove të Bajramit, duke dhuruar kështu sasi të konsiderueshme atletesh e këpucësh për familjet në nevojë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Preshevë
Departamenti i Solidaritetit

____________________________________________________________
Forumi Rinor i fshatit Debresh nga Gostivari përkrahë aksionin për Kumanovën

Kumanovë, 16 maj 2015

Forumi Rinor i fshatit Debresh nga Gostivari, në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, zbarkuan edhe një kamion me ndihma, që do të destinohen për familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Ndihmat janë mbledhur në fshatin Debresh, në mjete të ndryshme, si ushqimore, higjienike dhe veshëmbathje.

Përveç kësaj, Forumi rinor i fshatit Debresh ka grumbulluar edhe një sasi të hollash në shumë prej 1.700 eurosh, që do të shpërndahen në formë të vaucherave së bashku me Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë dhe do t’u shpërndahen kryefamiljarëve të Lagjes së trimave.
download (2)

Kryetari i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, Baki Ukshini, në emër të gjithë kumanovarëve e përshëndeti aksionin në fjalë duke uruar që edhe në të ardhmen të realizohen aksione të ngjashme.

Për të përkrahur edhe ju familjet e dëmtuara në Lagjen e trimave në Kumanovë dhe për t’u bërë edhe ju pjesë e aksionit të QSA-së, mund të drejtoheni në kontaktet e mëposhtme:

Vendi

Personi kontaktues

Kontaktet

Maqedoni

Baki Ukshini

+389 71 436 689

abdulbakii85@hotmail.com

Preshevë

Lejlan Sadiku

+381 17 668 537
+381 62 360 086
lejlan_79@hotmail.com

Zvicër

Mustafë Kamberi

+41 762757962

mustafe.kamberi@gmail.com

Gjermani

Islam Aliji

+49 17655385373

aliji_isljam@gmx.de

Austri

Xheladin Bajrami

+43 664217 5888

xhelabajrami@gmail.com

Belgjikë

Hafëz Hajrullahu

+32 479705658

hafez_71@hotmail.fr

Ju mund të paguani vaucher-ë drejtëpërdrejtë përmes bankës:

Maqedoni:
250-0010027813-58
Shparkase Bank
Preshevë:
205-21045-59,
Komercijalna Banka
Zvicër:
Konto Nr.: 45-3635-2
IBAN: CH16 8096 8000 0030 3043 8
Raiffeisenbank Weissenstein
Gjermani:
BLZ: 660 100 75,
Kto: 493 844 757
IBAN: DE97 6601 0075 0493 8447 57
SWIFT Code: PBNKDEFF
Austri:
Raiffeisen Bank Wels
IBAN: AT13 3468 0000 0055 3511
SWIFT Code: RZ00AT2L680
Belgjikë:
Belfius 1785 Merchtem
IBAN: BE03068896819284
BIC: GKCCBEBB

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Kumanovë
Departamenti i Solidaritetit

___________________________________________________________________

QSA dhe TV2 po realizojnë me sukses aksionin “Gostivari për Kumanovën”

Kumanovë, 16 maj 2015
Televizioni 2 nga Gostivari, në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë janë duke e realizuar me sukses aksionin e titulluar “Gostivari për Kumanovën”, duke organizuar grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave humanitare për Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Për tre ditë me radhë, në Kumanovë kanë zbarkuar furgona me ndihma ushqimore e higjeniko-sanitare, që u dedikohen familjeve të dëmtuara në Lagjen e trimave nga konflikti i armatosur i fundjavës së kaluar. Këto ndihma janë duke u grumbulluar në kuadër të aksionit “Gostivari për Kumanovën”, i cili organizohet nga TV2 në bashkëpunim me supermarketet e qytetit të Gostivarit, si dhe qytetarët e komunës së Gostivarit.

Që nga fillim i këtij aksioni, TV2 dhe QSA janë duke bashkëpunuar ngushtë në menaxhimin e këtyre ndihmave në drejtim të familjeve për të cilat edhe janë dedikuar këto ndihma. Ndihmat e grumbulluara janë kryesisht të natyrës ushqimore e higjenike dhe po u shpërndahen familjeve të dëmtuara të Lagjes së trimave.

Përveç artikujve të lartëpërmendur, supermarketi “Keta” nga Gostivari ka paguar 17 vaucher-a në shumë prej 1,700 euro, nga ku do të mbulohen 17 familje për një muaj.

Në terren shihet se çfarëdo lloji i ndihmës është i mirëseardhur. Në këtë rast, ndihmat që po u vijnë banorëve të Lagjes së trimave përveç aspektit humanitar, janë duke ndikuar pozitivisht edhe në aspektin psikologjik e shpirtëror, pasi ata po e ndjejnë që nuk janë të vetëm në raste fatkeqësishë, por të përkrahur nga vëllezërit e tyre.

Qyteti i Gostivarit është duke treguar solidaritet të plotë me familjet e Lagjes së trimave në komunën e Kumanovës, duke e dëshmuar praktikisht në vepër dhe po shërben si shembull për komunat tjera apo edhe më gjerë, se si duhet ndihmuar vëllezërit në kohë të vështira.

TV2 nga Gostivari dhe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë i falënderojnë supermarketet “Dredhëza”, “Bajro Kompani” e “Keta”, si dhe qytetarët nga qyteti i Gostivarit të cilët po solidarizohen me Lagjen e trimave, duke iu bashkangjitur aksionit humanitar.

Një apel i gjerë u drejtohet edhe bizneseve në komunat tjera në vend dhe më gjerë, për të mbështetur aksionet humanitare që organizohen për Lagjen e trimave në komunën e Kumanovës, për të përballuar më lehtë situatën tashmë të krijuar.

Në vijim po ju paraqesim pamjet nga dërgesat e ardhura nga qyteti i Gostivarit:

14 maj 2015:

15 maj 2015:

16 maj 2015:

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Kumanovë
Departamenti i Solidaritetit

___________________________________________________________________

11071609_1587163278227058_5543035076409510108_nMe rastin e ngjarjeve të dhunshme që ndodhën fundjavën e kaluar në Lagjen e trimave në komunën e Kumanovës, ku për pasojë shumë familje kanë mbetur në kulm mbi kokë, si dhe me dëme të konsiderueshme materiale, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) shpallë:

AKSION HUMANITAR MBARËKOMBËTAR

 për grumbullimin e ndihmave në përkrahje të vëllezërve dhe motrave kumanovarë, për sigurimin e artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë, për 50 familjet më të rrezikuara.

Aksioni në fjalë do të përmbajë ndihma në mjete financiare në shumë prej 100 euroshmuaj për çdo familje, të cilat do të mbulojnë koston e artikujve ushqimorë, ndërsa furnizimi do të bëhet drejtëpërdrejtë nga supermarketet e Kumanovës.

Aksioni parasheh një shumë të përgjithshme financiare prej 30,000 eurosh, për një periudhë kalimtare prej së paku gjashtë muaj, të cilat synohet të sigurohen nga njerëz të vullnetit të mirë, dashamirës të familjeve kumanovare.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit e ka shpallur këtë aksion mbarëkombëtar duke mobilizuar gjashtë Qendrat e saj në vend dhe diasporë dhe apelon tek njerëzit e vullnetit të mirë nga vendi dhe rajoni, përfaqësuesit e biznesit, bashkatdhetarët tanë që gjenden në botën e jashtme, shoqatat, klubet, xhematet e xhamive në vend dhe jashtë, grupet formale e joformale, organizatat donatore etj. që të mbështesin aksionin tonë, për t’iu dalë në ndihmë familjeve kumanovare të rrezikuara në të gjitha aspektet.

Populli jonë gjithmonë ka ditur të solidarizohet në kohëra të vështirë, andaj shpresojmë që edhe me këtë rast bashkërisht do t’ia dalim mbanë.

Mjetet e dedikuara për përkrahjen e aksionit mund t’i paguani në xhirollogaritë në vijim:

Maqedoni:
250-0010027813-58
Shparkase Bank

Preshevë:
205-21045-59,
Komercijalna Banka

Belgjikë:
Belfius 1785 Merchtem
IBAN: BE03068896819284
BIC: GKCCBEBB

Austri:
Raiffeisen Bank Wels
IBAN: AT13 3468 0000 0055 3511
SWIFT Code: RZ00AT2L680

Gjermani:
BLZ: 660 100 75,
Kto: 493 844 757
IBAN: DE97 6601 0075 0493 8447 57
SWIFT Code: PBNKDEFF

Zvicër:
Konto Nr.: 45-3635-2
IBAN: CH16 8096 8000 0030 3043 8
Raiffeisenbank Weissenstein
Gjithashtu mund të kontaktoni drejtëpërdrejtë me Qendrat tona, në kontaktet:

Maqedoni:
Baki Ukshini
+389 71 436 689
abdulbakii85@hotmail.com

Preshevë:
Lejlan Sadiku
+381 62 360 086
lejlan_79@hotmail.com 

Zvicër:
Mustafë Kamberi
+41 762757962
mustafe.kamberi@gmail.com

Gjermani:
Islam Aliji
+49 17655385373
aliji_isljam@gmx.de

Austri:
Xheladin Bajrami
+43 664217 5888
xhelabajrami@gmail.com

Belgjikë:
Hafëz Hajrullahu
+32 479705658
hafez_71@hotmail.fr

Solidarizohuni me Kumanovën!

This post is also available in: German