Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Preshevë projektin “Strehimi” ashtu siç e kemi njoftuar opinionin e gjerë është duke e realizuar në komunën e Bujanocit për familjen Musliu e cila pësoi një fatkeqësi, ku nga djegia e shtëpisë ngeli në qiell të hapur.

Tani punimet janë në fazën fillestare, faza ku janë mbaruar themelet, ku në vazhdimësi po kryhen punimet e tjera.

Faleminderojmë gjithë ata për kontributin e dhënë deri më tani, mirëpo duke pasë parasyshë se kemi të bëjmë me një rast akut ftojmë gjithë dashamirët ti bashkangjiten kësaj iniciative duke ditur se familja nuk posedon asgjë të veten tani më, as shtrat as lugë asgjë, pasi zjarri bëri çdo gjë shkrumb dhe hi.

Ju Faleminderojmë dhe Zoti ua shpërbleftë çdo mund dhe dinar të derdhur deri më tani, ndërsa familjes shpresojmë që sa më shpejt ti hiqet kjo barrë e rëndë që e ka goditur.

Foto nga tereni: