Qendra e solidaritetit dhe avancimit në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” këtë muaj bëri shpërndarjen e pakos së rregullt, gjegjësisht raundin e fundit për vitin 2012, si dhe raundin e parë për vitin 2013 për familjet në nevojë, tashmë të përfshira në kuadër të projektit.

Kjo shpërndarje përmban sasinë e artikujve ushqimor dhe higjeniko – sanitar për një periudhë katër mujore, për shkak që gjatë stinës së dimrit po hasim vështirësi në transportin e këtyre artikujve, për shkak të bllokimit të rrugëve nga dëbora. Për këtë gjë janë njoftuar edhe familjet përfituese, por njëherit i njoftojmë edhe të gjithë financuesit e këtij projekti që familjet që ata i mbulojnë financiarisht, për katër muajt e ardhshëm i kanë të siguruar pakot ushqimore e higjeniko – sanitare.

Gjithsejtë përfituan 24 familje nga vendbanimet e komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Pakot ushqimore përmbanin artikujt kryesor ushqimor dhe higjenik-sanitar, siç janë mielli, vaji, sheqeri, kripa, detergjenti e tjera.

Familjet përfituese:

 

Nr

Familja

Nr.Anetareve

Vendi

1. Asllan Beqiri

5

Miratoc

2. Arif Fejzullahu

3

Ternoc

3. Rashit Rashiti

5

Raince

4. Fatmir Alimi

6

Raince

5. Ferat Zeneli

7

Presheve

6. Hamdi Ajdini

6

Shoshaje

7. Hanumsha Bajrami

2

Ternoc

8. Haxhere Rexhepi

6

Presheve

9. Irfan Ibrahimi

6

Osllare

10 Islam Zahiri

3

Bilaç

11 Kadri Hajrullahu

7

Muhovc

12 Kadri Latifi

6

Ternoc

13 Kadrush Qerimi

7

Dobrosin

14 Misin Misini

6

Presheve

15 Nehat Sylejmani

6

Terrnave

16 Qani Sadriu

5

Dobrosin

17 Ragmi Ismaili

3

Miratoc

18 Rrahman Sinani

3

Bilaç

19 Sabedin Kamberi

7

Somolice

20 Sabri Rexhepi

4

Ternoc

21 Sadri Rashiti

6

Muhovc

22 Hajdar Imeri

5

Raince

23 Nazlije Ademi (1)

4

Ilince

24 Nazlije Ademi (2)

5

Ilince

 

Foto nga shpërndarja: