Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në kuadër të projektit “Avanco dijen” organizon kursin intensiv të gjuhës frenge.

Nëse dëshironi ta mësoni frengjishten, t’i ripërtërini njohuritë tuaja, ose të perfeksionoheni në frengjisht … në Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, filloi që të mbahet kursi intensiv i gjuhës frënge.

Kursi mbahet tri herë në javë, edhe atë çdo të hënë, të mërkurë dhe të enjte, në fillim prej ora 16:30. Ligjërues i kursit është Mr. Ardian Ramadani.

Gjithë të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë, çdo ditë prej ora 9 deri në ora 15, ose në numrin e telefonit 070/551-756, ose përmes email adresës: info@solidariteti.com

Çmimet janë të volitshme.