Ditën e diel 02.09.2012 fëmijët jetim të komunës së Preshevës si më parë u trajtuan në kuadrin e programit “Streha e jetimëve” me sloganin shumë të njohur dhe të dashur ‘ të buzeqeshim së bashku’ ku programi kishte disa elemente si: evidentimi i fëmijëve jetim të komunës sonë, kqyrja psiko – sociale e tyre me qëllim largimin e pengesave për zhvillimin sa më normal të tyre duke i ditur vështërsitë dhe hallet e këtij kontigjenti fëmijësh, kjo, duke i vizituar dhe intervistuar shtëpi më shtëpi nga ana e siciologut tonë, nxerrja  e gjithë fëmijëve jetim në një takim kreativo-edukues të përshkuar në tërësi nga elementi psikologjik.
Gjatë ditës së takimit fëmijët i transportuam nga vendbanimet  duke grumbulluar në vendin e takimit në natyrë, ku aty  iu nënshtruan disa detyrave kreative si ngjyrosja e jastukeve, pikturimet, lënia e mesazheve, pa anashkaluar  aktivitetin fiziko rekreativ lojrat dhe garimet në futboll, vojeboll, terhjeqja në litar, etj.
Të gjithë fëmijët pjesëmarrës marshuan nëpër rrugët e qytetit në mënyrë që me këtë të arrihej një sensibilitet ndaj tyre si një barr shoqërore ku secili duhet të japë kontributin e vetë për këtë kategori e cila jeton në mesin tonë por pa kujdesin e nevojshem.
Më pas femijët u vendosën në një ambijent të mbyllur (resteorant) ku drekuan, lozën dhe paraqitën nje program kulturor me recitime, këngë etj.
Në fund të gjithë fëmijëve u ndan dhurata nga doktoreshë Arbenita Arifi e cila u kujdes dhe mbështeti në tërësi këtë aktivitet, ku njëherit Qendra Solidaritetit dhe Avancimit shpreh konsideratën dhe mirënjohjen më të thellë për kujdesin e vazhdueshëm që bënë zonja në fushën e humanizmit.
Në projekt morrën pjesë mbi tetëdhjetë fëmijë jetim, ndërsa kishim angazhuar si staf profesionist: sociolog , petagog të edukatës islame, edukatës fizike, edukatës mjedisore dhe staf perkujdesës.
Falenderojmë gjithë stafin që ndihmoi në realizimin e ketij projekti dhe shprehim konsideratë të thellë për kujdestarët e jetimëve për rolin deciziv që kanë për këta fëmijë që të rriten sa më normal si dhe për atë që koperuan me ne pa hezitim duke ditur qartësishtë  se kujt i drejtohej dobia në këtë projekt.

Më posht mund ti shikoni disa foto dhe video nga aktivitetet: