Fundjaven e kaluar, me date 21 dhe 22 Prill, u mbajt konferenca e tete e Qendres se Solidaritetit dhe Avancimit. Ky eshte nje takim vjetor, ne te cilin marrin pjese te gjitha qendrat e QSA-se, duke filluar me qendren ne Maqedoni, pastaj ajo ne Zvicer, Gjermani, Belgjike e Austri si dhe qendra mikepritese ajo ne Presheve.

Kohezgjatja e konferences ishte dy dite, gjate te cileve u diskutua dhe u analizua aktiviteti njevjecar i vitit te kaluar. E vecanta e kesaj konference ishte se u mbajt pas jubileut te dhjetevjecarit te pare te ekzistences se aktivitetit te QSA-se, me c’rast u be nje analize ne retrospektive.

Te pranishem ne konference ishin kryesite e te gjitha qendrave si dhe sekretari i pergjithshem I QSA-se. Secila qender permes perfaqesuesve te saj, para te pranishmeve, dha nje raport per aktivitetin njevjecar nga viti i kaluar.

Qellimi i konferences ne pergjithesi eshte, pervec analizes se aktiviteteve, edhe bashkebisedimi dhe shkembimi I pervojave te ndersjellta mes anetareve te kryesive te ndryshme, duke e ditur se te gjitha qendrat vijne nga vende te ndryshme, anetaret e kryesive jane te profileve te ndryshme, etj.
Tema bosht e tere konferences ishte hartimi i strategjise per dhjetevjecarin e ardhshem. Ne lidhje me kete, te gjitha qendrat dhane kontributin e tyre ne vendosjen e pikave kryesore per hartimin e strategjise, me c’rast u zgjodh nje grup punues qe do te hartoje strategjine. Nder ceshtjet tjera te rendesishme qe u diskutuan dhe per te cilat u moren vendime ne avancimin ose zhvillimin e tyre ishin edhe perforcimi i sferes se avancimit, avancimi i sektorit te gruas, zhvillimi i metejme i fushes se marketingut,etj.

Gjithashtu u vu ne pah edhe ngritja e nivelit te seciles qender vec e vec ne realizimin e objektivave dhe detyrave te marra nga konferenca e vitit te kaluar.

Ne fund u nxorren edhe konkluzat e konferences se ketij viti, disa nga te cilat jane:

– Zhvillimi i projekteve te qendrueshme
– Intensifikimi i bashkepunimit me organizata tjera vendore dhe nderkombetare
– Definimi i vizionit dhe strategjise per dhjetevjeçarin e ardhshem

I tere korpusi I QSA-se falenderon te gjithe bashkepunetoret, qofshin ata lokal ose ne diaspore, te cilet vazhdimisht mbeshtesin aktivitetet e QSA-se, fale kontributit te te cileve ne kemi arritur deri ketu.