Javën që e lamë pas, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit realizoi shpërndarjen e një ndihme humanitare, të përbërë nga pako me gjëra elementare ushqimore. E veçanta e këtij projekti është se ky projekt u finansua nga një donator lokal – kompania VM Center. Ky është aktiviteti i parë i realizuar në këtë fillimvit edhe atë me përkrahje të bizneseve lokale.

Në këtë projekt u përfshinë gjithësejt 37 familje nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit, me nga një pako, e cila përmbante gjëra elementare ushqimore dhe mjete higjieniko sanitare.

Në emër të Korpusit të QSA-së dhe familjeve përfituese, falënderojmë donatorin e projektit, duke shpresuar në bashkëpunimin tonë në të ardhmen dhe me dëshirën që donatorë të tillë, do të kemi edhe në vazhdim. Gjithashtu falënderojmë edhe aktivistët dhe aktivistet tona të cilët bënë të mundur realizimin e projektit në teren.