30 dhjetor 2017

10 VJET SOLIDARITET!

Ishte kjo motoja me te cilin filloi manifestimi me rastin e 10 vjetorit te themelimit te Qendres se Solidaritetit dhe Avancimit.

10 vjet ne sherbim te atyre qe kishin nevoje te kene dike prane,

10 vjet shprese per shume familje, jetime, familje me kushte te veshtira banimi,persona me nevoja te vecanta, studente, nxenes,

10 vjet mundesi per ata te cilet deshironin qe vullneti i mire i tyre per te ndihmuar te shkoje ne vendin e duhur,

10 vjet angazhim dhe sakrifice nga ata qe ishin te gatshem qe te jene ne sherbim te njerezve ne nevoje,

Ishte ky nje manifestim qe permbylli nje dekade aktivitet, per te hapur rruge per nje epoke te re ne rrugetimin e QSA-se. Ne sallen e mbushur plot me musafire, te ftuar dhe njerez te vullnetit te mire, u dha nje program i pasur, me kenge, fjalime dhe shfaqje teatrale. Te gjitha keto per te treguar shume shkurte ate qe QSA beri gjate ketyre viteve dhe per te pare perkrahjen nga populli per aktivitetet ne te ardhmen. Dhe perkrahja nuk mungoi!

Te vetedijshem se i tere ky rezultat nuk do te arrihej pa perkrahjen tuaj te parezerve, QSA falenderon te gjithe te pranishmit ne salle dhe jashte saj, per gjithcka qe ju bete, ne menyre qe te gjithe se bashku te jemi krenare per ate cfare kemi bere deri me tani.

Falenderim i vecante per te gjithe donatoret tane, te cilet ndane dhe ndajne akoma nga pasuria e tyre per te na mbeshtetur.

Falenderojme te gjithe aktivistet tane qe gjithmone ishin te gatshem dhe pa hezitim te sakrifikojne kohen dhe mundin e tyre gjate aktiviteteve te organizates.

Falenderojme aktoret e Teatrit te Presheves, te cilet me paraqitjen e tyre e begatuan manifestimin dhe na dhuruan plot emocione .

Falenderojme te gjithe ata qe deshen por nuk munden te jene pjese e ketij karavani 10 vjecar, te bindur se edhe ata do te jene nje dite pjese e sukseseve tona te perbashketa.

Kete fillimvit te ri, QSA po e fillon e bindur dhe me plot energji per shume sfida qe e presin ne te ardhmen, sfida keto te cilat bashkerisht do t’i tejkalojme ne sherbim te atyre qe kane nevoje.