Preshevë, 8 dhjetor 2017

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) i njofton nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, që për vitin shkollor 2017/2018 në kuadër të projektit “Rruga për në shkollë”, ka hapur konkursin për ndarjen e mujores së udhëtimit për 10 nxënës nga vendbanimet e komunës së Preshevës.

Dokumentet e nevojshëm për aplikim janë:

– Vërtetimi i shkollës që kandidati është nxënës i rregullt

– Dëshmi mbi të ardhurat mujore familjare (vërtetimin nga Enti për punësim nëse prindërit janë të pa punë, apo vërtetimin e pensionit ose vërtetim që marrin ndonjë asistence sociale)

– Për nxënësit jetimë fotokopjen e certifikatës së vdekjes së prindit

– Në rastet kur familja ka më shumë se një nxënës/student, të sillen vërtetimet apo fotokopjet e librezave apo të indeksave të tyre.

Për informacione më të detajuara vizitoni web-faqen: www.solidariteti.com, ndërsa për informata plotësuese mund të drejtoheni në selinë e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit (rruga e Karposhit nr.24), personi kontaktues Muhamed Kurtishi (tel. 063/8 288 769), apo dhe përmes email adresës: info@solidariteti.com

Aplikacionet duhet të dorëzohen në ambientet e QSA-së, kurse afati i fundit për aplikim është 20 dhjetor 2017, ditë e mërkurë deri ora 16:00.

Aplikacionin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu gjithashtu keni mundësi ta plotësoni  online më poshtë:

Komisioni do të shqyrtojë vetëm aplikacionet të cilat mbërrijnë në kohë dhe janë të kompletuara.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Avancimit

emri (emri i prindit) mbiemri
mosha
adresa
nr.personal
viti - klasa
shkolla
E-mail
kontakt telefoni
prej - deri

1. Të ardhurat mujore familjare më pak se 150 euro në muaj
2. Nxënësi të jetë i rregullt
3. Nota mesatare ≥ 4.00
(selekto lartë dokumentet që ke sjellë)

Vlerësimet do te jene si me poshtë:
• nota mesatare e vitit te fundit kalon pike, (psh nota mesatare 4,3 keto dmth merr 4,3 pikë)
• nxënësit jetim (pa baba) - 2 pikë
• për çdo fëmijë tjetër (vëlla ,motër) që është edhe ai ne shkollë të mesme ose të lartë për secilin nga ata 0.5 pikë (psh. nëse janë edhe 2 fëmijë tjerë në shkollë të mesme ose studime, merr 2 x 0.5 = 1 pikë).
• Afati i aplikimit është 20 dhjetor 2017 ora 16:00.


Përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të pikëve të fituara. 10 kandidatë do të jenë përfitues dhe konkursi vlen vetëm për nxënësit nga vendbanimet e komunës se Preshevës.

Pas evaluimit të aplikacioneve, Q.S.A. do të shpallë listën e nxënësve përfitues në web-faqen e saj www.solidariteti.com

Nxënësit përfitues e marrin mujoren e udhëtimit për çdo muaj, sa zgjatë viti shkollor 2017/18.

Vërejtje: Të dhënat që ju i sillni përmes aplikacionit, Q.S.A. i verifikon në shkollën dhe BL tuaj, kurse në rast të mos përputhjes se të dhënave, eliminoheni me automatizëm.