Duke e ditur rëndësinë e arsimimit të gjeneratave të reja dhe duke u mbështetur në parimet bazë te humanitetit, QSA në vazhdimësi është në ndimë të këtij procesi. Në këtë kontekst, QSA vazhdon realizimin e projektit “ Racioni im”, projekt ky që ka të bëjë me sigurimin e shujtës ditore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë.

Konkretisht, këto ditë u nënshkrua marrëveshja me shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc për sigurimin e shujtës ditore për gjithësejt 81 nxënës, duke filluar nga muaji Dhjetor e deri në përfundim të vitit shkollor 2017-2018.

Ky projekt po realizohet falë ndihmës së një bashkatdhetari nga fshati Tërnoc me punë të përkohëshme në Zvicër, i cili përmes qendrës sonë atje, kontribuoi në realizimin e këtij projekti.

Synimi i këtij projekti është që sadopak t’u lehtësohen kushtet per nje vijim të mbarë të procesit mësimor, duke i ditur kushtet e vështira ekonomike në Luginë.

Bëjmë ftesë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që t’i bashkëngjiten aktiviteteve tona, sepse kërkesat në teren janë të mëdha në krahasim me mundësitë tona .

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt e në vecanti bashkëatdhetarin tonë në Zvicër, falë ndihmës së të cilit u bë i mundur realizimi i këtij projekti.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Avancimit