Preshevë, 26-30 tetor 2017

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” bëri shpërndarjen e rradhës për vitin 2017.

Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në Luginë të Preshevës.

Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se dikush përkujdeset për këto familje në rrugë institucionale dhe sistematike, duke ua siguruar dhe bukën e gojës.

Përveç kësaj, përmes projektit QSA synon vendosjen e komunikimit mes familjeve donator (kompanive apo individëve etj.) me familjet në nevojë, me synim të nxitjes së ndjenjës së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes këtyre dy kategorive shoqërore.

Në kuadër të projektit janë përfshirë 30 familje nga vendbanimet e komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Në këtë shpërndarje QSA nga një donatorë lokal nga Komuna e Preshevës ka pranuar donacion prej 600kg miell i cili është shpërnda nëpër familjet përfituese të projektit. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë falënderon donatorët – bashkatdhetarët dhe qytetarët lokal për mbështetjen financiare për realizimin e projektit.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Preshevë
Departamenti i Solidaritetit