Më datë 22.10.2017 ditën e Diel, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë mbajti kuvendin e VI-të të rregullt sipas statutit të saj.

Kuvendin e hapi u.d. kryetar Xhelal Hasani, ku pas fjalës përshëndetëse dhe të mirëseardhjes që ia drejtoi anëtareve të kuvendit.

Pas miratimit te rendit te dites, fjalen e mori u.d. i kryetarit të QSA Presheve Xhelal Hasani. Ai dha nje retrospektive të QSA-së që nga themelimi e me theks të veçantë për periudhen nga Kuvendi i fundit e deri më sot. Në këtë kuadër u përmendën realizimi i projekteve në teren, rëndësia shpirtërore dhe praktike e aktiviteteve të QSA-së, zgjerimi i rrjetit, procesi i transformimit nga shoqatë në organizatë, bashkëpunimi me organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Më pas fjalën e mori Arbenita Arifi, kryesuese e sektorit të gruas, e cila prezantoi aktivitetin e këtij sektori gjatë kësaj periudhe. Në kuadër të sektorit të gruas zhvillohen një mori aktivitetesh edukativo – arsimore, të cilat kanë për qëllim zhvillimin dhe avancimin e gjinisë femërore nga moshat e vogla deri tek moshat e mëdha, si dhe aktivizimin e femrës për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore. 

Jetmir Selmani foli mbi rëndësin e qendrës për edukim dhe arsimim pranë QSA-së, në të cilën organizohen kurse edukative – arsimore, trajnime, ligjerata, punëtori (workshop) etj, të cilët kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve tek të rinjtë tanë. Ai gjithashtu vlerësoi rëndësin e madhe që kanë këto aktivitete tek të rinjët tane dhe sygjerojë që në të ardhmen të intesifikohen edhe më shumë.

Pjesen e dytë u zgjodh Kryesia e re, në përbërje:
1. Ramadan Dalipi – kryetar
2. Arbenita Arifi – nënkryetare
3. Muhamed Jakupi – anetar
4. Arben Isahu – anetar
5. Hevzi Alishani – anetar
6. Taibe Sadiku – anetare
7. Muhamed Kurtishi – anetar

Pas zgjedhjes së Kryesise u prezentua dhe u aprovua plani 4 vjeçar.