Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë për vitin e tretë me radhë bën blerjen, therjen dhe shpërndarjen e mishit të Kurbanit, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në vitin e parë të ekzistencës së saj, kjo qendër pati mundësi t`i vizitoj 132 familje skamnore, në vitin e dytë ky numër u rrit në 340, ndërsa sivjet, që është viti i tretë i ekzistencës, u vizituan rreth 900 familje në Komunën e Kumanovës dhe Likovës.

Kjo gjë është si rezultat i profesionalizmit dhe vullnetit të aktivistëve tanë për të qenë sa më pranë shtresave në nevojë.

Fshat më fshat, e lagje më lagje, u vizituan nga aktivistët tanë, duke i uruar festën e Kurban Bajramit si dhe duke i dhënë një pjesë prej mishit të Kurbanit.

I gjithë ky aktivitet do të ishte i pamundshëm për t`u realizuar pa mbështetjen e organizatës gjermane Muslime Helfen, tashmë partner strategjik i qendrës tonë, si dhe nga Qendra Islame Shqiptare në Lozanë të Zvicrës. Ne iu falënderohemi sinqerisht për mbështetjen në emër të qendrës tonë, si dhe në emrin e qindra përfituesve që kanë mundësi të përfitojnë prej aktiviteteve të këtilla.

Ne, shpresojmë se mesazhet e Kurban Bajramit kanë arritur deri tek çdo familje e pasur dhe e varfër. Tek familjet e pasura duke u vetëdijesuar për sakrificën që duhet të bëjnë në emër të Zotit, ndërsa tek familjet e varfra duke përfituar prej begatisë e cila vjen si rezultat i urdhrave të Zotit.

Shpresojmë se ky aktivitet që është bërë tashmë tradicional, të vazhdoj edhe viteve tjera me përmasa ende më të mëdha, pasiqë kërkesat në terren për të, janë tejet të mëdha.

This post is also available in: Albanisch