Shporta e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit

Festa e Fitër Bajaramit dhe e Kurban Bajramit, janë festat më me peshë në shoqërinë tonë shqiptare, me shumicë më të madhe të besimit Islam. Në këto festa, bashkëkombasit tanë shkëmbejnë vizita, duke i përgëzuar njëri-tjetrin gjatë ditëve festive. Këto vizita janë disa ditëshe dhe në mentalitetin dhe psikologjinë kolektive në trojet tona, paraqesin një kënaqesi por edhe ngarkesë, e sidomos më e theksuar është tek të varfërit. Për këtë arsye QSA ka lansuar projektin “Shporta e Fitër Bajramit” dhe projektin “Shporta e Kurban Bajramit” vite me rradhë, ku para, gjatë dhe në fund të këtyre diteve festive, familjet skamnore furnizohen me nga një pako me produktet e nevojshëm për të organizuar festën dhe për të kaluar sa më lehtë ditët e festave, që përafërsisht kultivojnë një ndjenjë të ngjajshme me pjesën tjetër të shoqërisë.

Në kuadër të projektit „Shporta e Fitër Bajramit“, QSA organizon grumbullimin e sadekatul fitrit dhe me mjetet e grumbulluara, së paku një ditë para festës së Bajramit, famijeve përfituese ua dërgon artikujt e nevojshëm për përgatitjen e drekës së Bajramit.

Ndërsa në kuadër të projektit “Shporta e Kurban Bajramit”, QSA bën grumbullimin e kurbanëve dhe menaxhimin e komplet procesit të therjes, paketimit dhe shpërndarjes së pakove të mishit (6-7 kg mish) tek familjet përfituese shtëpi më shtëpi në tërë territorin ku vepron QSA.

Ju keni mundësi të solidarizoheni në këto projekte me vetëm sadekatul fitrin tuaj që përkon rreth 20 euro/familje në projektin „Shporta e Fitër Bajramit“. Kurse për projektin „Shporta e Kurban Bajramit“, çmimin për blerjen, therrjen e kurbaneve në ditë e caktuara, me staf profesional, duke i permushur gjitha kërkesat e standardin “HALLALL” (inkluduar edhe atë higjenik), do ta gjeni në lajmërimin në web-faqen tonë, kur i kemi siguruar te gjitha çmimet përfundimtare para afatit të therrjes së kurbanëve.

This post is also available in: English, Turkish