Përkrahja Dimërore

Situata në dimër për familjet skamnore bëhet edhe një herë më e vështirë, duke i marrë parasysh të gjitha kushtet që ndodhen ato familje, si dhe kushtet atmosferike dhe vështirësinë në qarkullim që e shkakton dimri. Acari deri në -20 Grad Celsius dhe të ftohtit në përgjithësi që bën në trojet tona dhe situata e rëndë socio-ekonomike, në masë tepër të madhe familjeve skamnore ia vështirësojnë jetën gjatë stinës së dimrit në mënyrë ekstreme. Këto familje si motiv kryesor të tyre e kanë mbijetesën në kushtet me të cilët përballen gjatë dimrit. Pra, kjo është një ndër arsyet që shumë familje sidomos nga zonat e thella i shtyn të shpërngulen nga trojet e tyre. Për këtë, QSA ka lansuar projektin „Përkrahja dimërore“, që përmes ofrimit të lëndës djegëse t’i ofrojë dhe ngrohtësi shpirtërore dhe motiv shtesë që familjet e tilla të jetojnë në kushte më të mira gjatë dimrit dhe në këtë formë parandalojmë shpërnguljen e popullatës.

Ju keni mundësi të solidarizoheni në këtë projekt dhe t‘a furnizoni një familje me 5m3 drunj, me vetëm 150 euro, për të ofruar ngrohtësi në një familje që jeton në kushte të vështira dimri.





This post is also available in: English, Turkish