Jetimët

Një fenomen, i cili në shoqërinë tonë nuk njihet sa duhet dhe që kohëve të pasluftës ka filluar t’i jepet rëndësi më e madhe, është përkujdesi ndaj jetimëve, të cilët për shkaqe të ndryshme mbeten pa prindër dhe kanë nevojë të përkujdesit të veçantë. „Injorimi indirekt“ dhe mos trajtimi i tyre institucional dhe edukativ në nivel të duhur, e ka shtyrë QSA-në të rimodelojë projektin tradicional „Streha e jetimëve“. Nga viti 2013 jetimët gëzojnë një përkujdesje sistematike mujjore, e jo siç ka qenë realizuar më herët vetëm disa herë në vit. Jetimët furnizohen me 25 euro/muaj, shumë kjo e cila u mundëson që të pajisen me gjërat elementare dhe të kenë një zhvillim më të lehtësuar. Përveç furnizimit me “pagë mujore”, QSA bën përcjelljen e rritjes dhe zhvillimit të tyre në aspektin psiko-social e shëndetësor dhe të paktën një here në vit, realizon aktivitete rekreative me ta. Jetimët kanë trajtim të veçantë edhe tek projektet tjerë të QSA, si psh. Shportat e Bajrameve, ku ndahet një numër i veçantë i pakove enkas për jetimët.

Ju keni mundësi të solidarizoheni me jetimët në këto troje me vetëm 25 euro/muaj, atëherë klikoni këtu.





This post is also available in: English Turkish

Leave a Reply

Your email address will not be published.