Strehimi

Të drejtat njerëzore për jetesë, për t‘u ushqyer dhe edukuar janë të drejtat elementare të njeriut. Nevojat e familjeve skamnore nuk konsistojnë në atë që vetëm kanë nevojë për ushqim dhe edukim, por ngushtë lidhen me ndërtimin e një familjeje të shëndoshë, e cila është e varur me ambientin ku ajo familje jeton. E vështruar në mikrokosmos, kur ambienti (shtëpia) ku e kalojnë pjesën më të madhe të kohës dhe zhvillojnë veprimtaritë kryesore familjare nuk është në nivelin e duhur dhe nuk i plotëson as për së afërmi kushtet elementare të banimit, atëherë kjo ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në zhvillimin e një familjeje, ndërsa në makrokosmos edhe ne zhvillimin e një shoqërie. QSA ka identifikuar në terren që ambienti dhe perspektiva personale dhe kolektive e njerëzve (familjeve) janë faktorët kryesor për marrjen e vendimit për të jetuar në atë vend apo për t‘u shpërngulur në vende tjera, në kërkim të një „jete më të mirë“.  Duke patur parasysh këta faktorë, QSA nga viti 2009 si Organizatë e parë në këto troje, ka lansuar si projekt të vazhdueshëm dhe profesional, projektin “Strehimi”.

Karakteristikë e këtij projekti është nxitja dhe solidarizimi i bizneseve lokale, që përveç diasporës sonë përmes donacione në mjete financiare, bizneset tona lokale luajnë një rol kyç gjatë ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha, duke dhënë kontributin e tyre në forma të ndryshme (forma financiare, dhurimin e materialeve dhe artikujve tjerë të nevojshëm, apo duke ofruar shërbime të zanateve të ndryshme me të cilat ato merren). Me kuptimin e plotë të fjalës, ky projekt i ngjan një „Joint venture”, që në mënyrë të harmonizuar funksionojnë të gjitha hallkat e bashkëpunimit. Deri më tani janë ndërtuar disa shtëpi, por nevojat e popullatës për zgjidhjen e çështjes së strehimit janë shumë më të mëdha.

Ju keni mundësi të solidarizoheni me një familje të pa strehë me atë që e posedoni. Format e solidarizimit janë të ndryshme (i përshkruajtëm më lartë). Deri më tani nga pervoja jonë, ndërtimi i një shtëpie ka kushtuar prej 15,000 deri 20,000 euro, varësisht nga kontributet materiale e individeve dhe bizneseve lokale.

This post is also available in: English Turkish

Leave a Reply

Your email address will not be published.