Edukimi

Një nga faktorët kryesor, për të dalur nga „rrethi i djallit“ (siq thuhet në diasporë) është edukimi i vazhdueshëm i brezit të ri. Edukimi është shtylla e dytë, në të cilën QSA në mënyrë aktive është duke u qasur. E drejta për edukim është e drejtë elementare e njeriut, siç është edhe e drejta për të jetuat dhe ushqyer. QSA duke identifikuar mungesën e edukimit në kategori të ndryshme të shoqërisë, e cila nuk lë pa prekur të gjitha gjeneratat dhe të dy gjinitë dhe për këtë arsye ka iniciuar programin „Avanco dijen“. Ky program përmban një mori projektesh e aktivitetesh, duke filluar me kurse të ndryshme të gjuhëve të huaja, për të vazhduar dhe me shkencat tjera si Matematika, Informatika etj. Poashtu, QSA në kuadër të projektit „Bursa studentore“ ka organizuar dhe ndarjen e bursave për studentët me kushte të rënda socio-ekonomike të cilët studijojnë në fakultete të ndryshme publike.

Në kuadër të projektit „Rruga për në shkollë“, QSA bën sigurimin e biletave të udhëtimit për në shkollë dhe anasjelltas, për nxënësit e shkollave të mesme që nuk e kanë mundësinë materiale për t’i financuar vetë ato. Gjithashtu, përmes projektit „Racioni im“ QSA ka identifikuar dhe mbështetë nxënësit skamnor dhe jetimë të shkollave fillore në sigurimin e shuajtjes ditore (ushqimit në shkollë).

Duke vlerësuar lartë nevojën dhe kërkesat në edukimin e shoqërisë, e veçanërisht të gjeneratave të reja, QSA është vazhdimisht duke e pasuruar programin „Avanco dijen“, duke organizuar aktivitete të ndryshme nsferën e komunikimit, edukatës qytetare e fetare, aktivitete sportive për të rinj etj. Në këtë fazë, duke vlerësuar lartë rolin e gruas në familje e shoqëri, QSA ka vendosur themelimin e sektorit të gruas. Programet që u dedikohen femrave do të planifikohen dhe implementohen nga vetë ato. Në kuadër të QSA, femra do të luajë rol aktiv dhe do të marrë të gjitha përgjegjësitë, për të avancuar femrat në shoqërinë tonë.

Ju keni mundësi të solidarizoheni duke mbështetur një nxënës apo student përmes programit tonë apo projekteve të ndryshëm në kuadër të këtij programi, me vetëm 50 euro/muaj në projektin „Bursa studentore“; me vetëm 20 euro/muaj të merrni pjesë në projektin “Rruga për në shkollë”; dhe me vetëm 5 euro/muaj në projektin “Racioni im”.

This post is also available in: English Turkish

Leave a Reply

Your email address will not be published.