Buke dhe shpresë

Duke e parë situatën alarmante në trojet tona, konkretisht në Luginë të Preshevës dhe Kumanovë e Likovë ku veprojnë qendret tona operative, QSA ka lansuar projektin „Bukë dhe shpresë“, i cili përmban furnizimin sistematik të familjave në mënyrë mujore, me një pako ushqimore, i cili përveç produkteve ushqimore, si mielli, vaji, orizi, fasulja, krypa, sheqeri, makarona etj., përmban edhe disa produkte hygjienike, si p.sh. shampo, detergjent dhe  sapunë.
Nga viti 2009 në Preshevë dhe nga viti 2012 në Kumanovë e Likovë, QSA deri më tani ka arritur që përmes projektit të përfshijnë 49 familje, të cilave për çdo muaj iu distribuohen pakot ushqimore e higjeniko-sanitare.

Në këtë mënyrë, familjet në nevojë përveç që furnizohen me artikujt elementar, atyre iu është shtuar dhe një „anëtar kujdestar“ i familjeve të tyre, i cili përkujdeset për ta në mënyrë sistematike. Në planin vizionar QSA përmes këtij projekti synon të parandalojë shpërnguljen e popullatës, përmes përkujdesit të vazhdueshëm për këto familje.

Familjet përfituese përzgjidhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga QSA, në mënyrë që përzgjedhja të bëhet sa më reale dhe të parandalohet keqpërdorimi.

E veçantë tjetër e këtij projekti është binjakëzimi  (vëllazërimi) i familjeve dhuruese dhe përfituese. Fammiljet dhuruese nënshkruajnë kontratë një vjeçare me QSA për fianncimin e një familje të caktuar dhe gjatë realizimit të projektit, realizohen vizita të kohëpaskohshme tek familjet përfituese dhe në këtë mënyrë niveli i solidaritetit me këto familje shkon në një shkallë më të lartë.

Ju keni mundësi të solidarizoheni me një familje në nevojë me vetëm 40-50 euro/muaj (varësisht nga numri i anëtarëve). Për të marrë përsipër financimin e një familjeje në nevojë në periudhë të caktuar kohore, klikoni këtu.





This post is also available in: English, Turkish