Asamblea e QSA

Ndërtimi i rrjetit internacional dhe themelimi i qendrave të reja në diasporë jo vetëm që është dobiprurës dhe zhvillon kommunikim, aktivitet, vullnet, angazhim dhe energji pozitive, për t‘u organizuar, realizuar, mirëmbajtur dhe zhvilluar, por gjithashtu sjellë edhe disa sfida në aspektin organizativ dhe koordinativ.

Këto sfida QSA i neutralizon nëpërmjet mekanizmit të ASAMBLESË. Asamblea në vetë-vehte integron të gjitha qendrat e QSA-së, përmes takimeve të rregullta mujore (reale apo virtuale), per t‘u koordinuar mes vehte në aspektin organizativ dhe të realizimit të projekteve. Pra, Asamblea është një Forum i QSA-së, ku marrin pjesë kryesitë me perfaqësuesit e tyre, për t‘u informuar, koordinuar dhe organizuar për ecuritë e zhvillimit të projekteve dhe aktiviteteve të çdo qendre dhe të korpusit në përgjithësi.

Asamblea posedon Regulloren e punës, e cila është përpiluar në bazë të përvojës shumëvjeçare të qendrave funksionale, përmes së cilës garantohet një nivel i lartë i profesionalizmit, me çka dhe dallohet nga organizatat tjera.

Nëpërmjet Asamblesë sigurohet një qasje e përbashkët dhe e koordinuar e gjithë korpusit të QSA, që pastaj përmes realizimit të projekteve konkrete, shkon në dobinë e qytetarit tonë, në trojet tona etnike.

Në qoftë se jeni të interesuar për t‘u bërë pjesë e rrjetit dhe njëkohësisht anëtar i Asamblesë së përgjithshme, na kontaktoni në info@solidariteti.com dhe do të ju njoftojmë me të gjitha informatat e nevojshme, si dhe Rregulloren e punës së Asamblesë.

This post is also available in: English Turkish

Leave a Reply

Your email address will not be published.