Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, vazhdon të implementojë projekte humanitare në trevën e Luginës së Preshevës. QSA në fillim të këtij viti shkolllor e realizoi projektin “Së bashku në bankat e shkollës”  duke i përfshirë 5 shkolla fillore nga Komuna e Preshevës.

Projekti në fjalë kishte të bënte me dhurimin e çantave shkollore për nxënësit nga klasa e pestë (V) deri në klasën e tetë (VIII) me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë kategorisë së këtyre fëmijëve, në këtë fillim viti shkollor.

Përmes projektit janë përfshirë rreth 200 nxënës nga këto shkolla: 

1. Shkolla fillore “Migjeni” – Caravajkë
2. Shkolla fillore “Selami Hallaçi” – Rahovicë
3. Shkolla fillore “Dituria” – Corroticë
4. Shkolla fillore “Zenel Hajdini” – Raincë
5. Shkolla fillore “9 maji” – Leran

Projekti u realizua në bashkëpunim me drejtoritë e këtyre shkollave, me ç’rast QSA ia dorëzoi çantat më pas kujdestarët e klasave kanë bërë shpërndarjen tek nxënësit.

Shpresojmë që përmes këtij projekti sado pak kemi ndikuar vendosjen e një baraspeshe ndërmjet nxënësve të shtresave të ndryshme, ku në ditët e sotme qartë vërehet dallimi i shtresave të popullatës.

Projekti u financua nga QSA në Belgjikë.

QSA i falenderon fillimisht donatorët që financuan realizimin e projektit dhe drejtoritë e shkollave për bashkëpunimin.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Avancimit