QSA realizoi projektin “Shporta e Kurban Bajramit 2017“

Sht 03, 2017 No Comments by

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit , me rastin e festës së Kurban Bajramit, realizoi projektin tradicional të saj “Shporta e Kurban Bajramit” për vitin 2017.

Qëllimi i projektit është solidarizimi me familjet në nevojë në Luginë të Preshevës,pastaj ne komunat Kumanove dhe Likove dhe me gjere ne Republiken e Maqedonise, përmes realizimit të sakrificës së kurbaneve dhe shpërndarjes së mishit për kategori të ndryshme sociale të shoqërisë sonë.

Në kuadër të projektit u arrit sigurimi i një numri të konsiderueshëm i kurbaneve, të cilët u dhuruan nga donatorë lokal dhe Korpusi i QSA-së. Konkretisht u grumbulluan 140 kurbana, për të cilët u therrën 20 lope ne Presheve dhe 169 dele ne Maqedoni. Therrja e kurbaneve dhe procesimi i mëtejshëm i mishit u bë në therrëtore profesionale.

QSA, që nga themelimi i saj ka organizuar projektin në fjalë dhe me kalimin nëpër vite, duke i dhënë vehtes një obligim të lartë, ka arritur që këtë projekt ta realizojë në standarde më të larta që mund të ofrohen në vend. Këto standarde lidhen para së gjithash me implementimin e projektit në forma krejtësisht legale, me kritere të larta të komponenteve të ibadetit dhe cilësisë së kafshëve të cilat janë therur, si dhe kushteve higjeniko-sanitare të trajtimit të mishit të kurbaneve.

Therrja e kurbaneve, e cila ashtu dhe siç është paralajmëruar më herët, është bërë në therrëtore të profesionale, në kushte të larta të përgatitjes teknike e higjenike, nga një staf profesional përfshirë dhe pjesën e ritualit konform normale fetare Islame në prezencë të hoxhës, i cili përkujdesej për pjesën e ibadetit dhe mënyrën e therrjes sipas normativave fetare. I tërë proçesi mbulohet me dokumentacionin përkatës, për të gjitha fazat e realizimit të tij.
Gjithsejtë u shpërndanë mbi 1000 pako mishi me peshë 6-7 kg, nga të cilat përfituan familjet skamnore, jetimët, të vejat, të sëmurët, personat me nevoja të veçanta etj.

Shpërndarja e pakove të mishit të kurbaneve u bë në një territor të gjerë, duke i përfshirë të gjitha vendbanimet e komunave Presheve, Bujanoc,si dhe komunat Kumanove e Likove e me gjere.

Shpërndarja e pakove të mishit u realizua me sukses, falë punës së palodhshme të stafit dhe aktivistëve të QSA-së në terren, që mishi i kurbaneve të shkojë shtëpi më shtëpi, duke bërë dhe pranim-dorëzimin e pakove të mishit me nënshkrim të familjarit të familjeve përfituese.

Përshkurja e gjithë këtyre vendbanimeve u bë falë angazhimit të aktivistëve të QSA-së dhe bashkëpunëtorëve të saj, të cilët me një vullnet të lartë arritën të depërtojnë edhe në pikat më të thella për të dërguar pako mishi, për t’u solidarizuar me familjet në nevojë. Me një fjalë QSA, përmes projektit “Shporta e Kurban Bajramit” ishte aty ku e kërkoi nevoja.

Përveç familjeve përfituese, QSA si çdo vit në shenjë falënderimi e respekti, ua dërgoi dhe nga një pako të mishit të kurbaneve edhe familjeve donatore, që edhe keto familje të ndjejnë aromën e mishit të kurbaneve të tyre.
Projekti u realizua me një mbështetje të fortë të partnerëve të QSA-së, Qendrave në diasporë, bashkatdhetarëve tanë, bashkëqytetarëve tanë nga komunat Preshevë e Bujanoc, Kumanove e Likove e me gjere, bashkëkombasit tanë nga trojet shqiptare etj.

QSA i falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt, të cilët në forma të ndryshme ndihmuan realizimin e tij. Përveç donatorëve të lartëpërmendur, QSA në mënyrë të veçantë falënderon Qendrat tona në Zvicër, Gjermani, Belgjikë e Austri, që u përkujdesën për gjetjen e donatorëve, si dhe partnerët tanë të rregullt që mbështetën realizimin e projektit.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Solidaritetit

Projekte Aktuale, Projektet

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “QSA realizoi projektin “Shporta e Kurban Bajramit 2017“”

Leave a Reply