Vëllezër e motra të nderuar!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, pranoni urimet më të përzemërta nga i gjithë Korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në trevat tona si dhe diasporë.

Kjo festë që ka simbolikën e flijimit n’a bën edhe një herë dëshmitarë se ne jemi komb që sakrifikojmë mirëqenien tonë, për të parë buzqeshje në fytyrat e vëllezërve dhe motrave tona që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Me këtë rast falemenderojmë gjithë donatorët, kontribuesit dhe përkrahësit që në këtë festë të kemi fytyra të buzëqeshura të jetimëve, skamnorëve dhe njerezve që i kanë rënduar hallet e jetës.

Falë kontributit tuaj përvec shumë projekteve tjera te realizuara këtë Bajram ua kemi dorëzuar shtëpinë Familjes Jusufi që paraqet një festë të dyfishtë për këtë familje dhe për neve si Korpus.

Duke e falemenderuar Krijuesin e Madhëruar për mirësitë e dhuruara, ju ftojmë që edhe gjatë pjesës tjetër të vitit të jemi pranë atyre që kanë nevojë për përkrahjen tonë.

Me Respekt
Mustafë Kamberi
Sekretar i përgjithëshëm i QSA