QSA bëri inaugurimin e shtëpisë për familjen Jusufi nga Corrotica (Foto, Video)

Gus 31, 2017 No Comments by

Preshevë, 31 gusht 2017  

Të drejtat njerëzore për jetesë, për t‘u ushqyer dhe edukuar janë të drejtat elementare të njeriut.
Nevojat e familjeve në nevojë nuk konsistojnë në atë që vetëm kanë nevojë për ushqim dhe edukim, por ngushtë lidhen me ndërtimin e një familjeje të shëndoshë, e cila është e varur me ambientin ku ajo familje jeton.

E vështruar në mikrokosmos, kur ambienti (shtëpia) ku e kalojnë pjesën më të madhe të kohës dhe zhvillojnë veprimtaritë kryesore familjare, nuk është në nivelin e duhur dhe nuk i plotëson as për së afërmi kushtet elementare të banimit, atëherë kjo ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe në zhvillimin e një familjeje, ndërsa në makrokosmos edhe në zhvillimin e një shoqërie.

QSA ka identifikuar në terren që ambienti dhe perspektiva personale dhe kolektive e njerëzve (familjeve) janë faktorët kryesor për marrjen e vendimit për të jetuar në atë vend apo për t‘u shpërngulur në vende tjera, në kërkim të një „jete më të mirë“.

Duke patur parasysh këta faktorë, QSA nga viti 2009 si Organizatë ndër të parat në trojet shqiptare, ka lansuar si projekt të vazhdueshëm dhe profesional, projektin “Strehimi”.

Karakteristikë e këtij projekti është nxitja dhe solidarizimi i bizneseve lokale, që përveç diasporës sonë përmes donacioneve në mjete financiare, bizneset tona lokale luajnë një rol kyç gjatë ndërtimit të shtëpive për familjet e pastreha, duke dhënë kontributin e tyre në forma të ndryshme (forma financiare, dhurimin e materialeve dhe artikujve tjerë të nevojshëm, apo duke ofruar shërbime të zanateve të ndryshme me të cilat ato merren).

Me kuptimin e plotë të fjalës, ky projekt i ngjan një „Joint venture”, që në mënyrë të harmonizuar funksionojnë të gjitha hallkat e bashkëpunimit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë projekt.

Në prani të stafit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit, përfaqësuesëve të kompanive lokale, donatorëve dhe aktivistëve të QSA-së, në prag të festës së Kurban Bajramit u bë dorëzimi i shtëpisë humanitare familljes së Gani Jusufit në fshatin Corroticë, komuna e Preshevës.

Familja pesë anëtarëshe e Ganiut ka jetuar në kushte të vështira, në një ambient të vetëm. Kjo familje e ka patur si ëndërr ndërtimin e shtëpisë së re sikurse pjesa tjetër e shoqërisë, mirëpo munësitë materiale nuk ia kanë mundësuar.

Kjo ëndërr e familjes Jusufi u bë reaitet falë kontributit të bashkatdhetarëve tanë, si dhe të kompanive tona lokale nga Presheva dhe Bujanoci, duke mundësuar kështu ndërtimin e shtëpisë, deri në çelësa në dorë.

Falë angazhimit të shumë kontribuesve, që ndoshta fizikisht nuk janë në mesin tonë, pra mërgatës sonë shqiptare në botën e jashtme në Austri, Zvicër, Gjermani, Belgjikë e gjetiu, që po ndajnë kafshatën e gojës nga familjet e tyre, për t’ia mundësuar familjeve tjera në nevojë përballimin më të lehtë të sfidave dhe vështirësive që janë prezente këtu në Luginë.

Bartëse kryesore e projektit është QSA Austri, të cilët kishin siguruar shumën ë të madhe financiare për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa QSA në Zvicër kishte marrë përsipër financimin e pjesës administrative të lejes së ndërtimit, si dhe hartimin e projekt-dokumentacionit teknik, të nevojshëm për sigurimin e lejes së ndërtimit, përfshirë dhe inçizimin gjeodezik të parcelës kadastrale.

Projekti u realizua gjatë këtij sezoni të ndërtimit, sipas kushteve dhe standardeve të larta teknike , ku është bërë dhe kompletimit i shtëpisë me inventar dhe mobilje, ku janë kompletuar të gjitha hapësirat,, duke i mundësuar famijles shfrytëzim sa më racional.

Vlen të theksohet se shtëpia është izoluar plotësisht edhe në aspektin termik.
Në vjim po ju paraqesim listën e kontribuesve, të ciët mundësuan realizimin e projektit:

  • Shoqata “Corrotica”  – Zvicër 
  • Depoja e  materialit ndërtimor “Veda” – Corroticë
  • Zeniti – Corroticë
  • Ndërmarrja “Keramika” – Corroticë 
  • Zdrukthtarija “Venhari” – Corroticë
  • “Lumi” – Samolicë
  • Zahir Salihu
  • Ndërmarrja “Erina” – Norçë
  • Salloni i mobiljeve “Dekor” – Preshevë
  • Elektro-instalues “Limoni”
  • Madrid dhe  Abdyl Jusufi –  Preshevë
  • Sadri Zymberi  – Corroticë

Kontribut të çmuar ka dhënë edhe media lokale TV Aldi, që n’a ka mbështetur medialisht që nga fillimi i realizimit të projektit.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në kuadër të projektit “Strehimi”, tashmë ka realizuar ndërtimin e 12 shtëpive, në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Me dorëzimin e kësaj shtëpie familjes përfituese, ne jemi të bindur që nuk po e përfundojmë projektin “Strehimi”, pasi në terren ekzistojnë edhe shumë familje që kanë sfidë jetësore problemin e akomodimit. QSA do të angazhohet që ky projekt të realizohet edhe në të ardhmen.

QSA falënderon të gjithë kontribuesit, donatorët, mbështetësit e projektit, duke e lutur Zotin tonë Fuqiplotë që t’a shpërblejë kontributin e çdonjërit që ka qenë pjesëmarrës në realizimin me sukses të këtij projekti.

 

Projekte Aktuale, Projektet

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “QSA bëri inaugurimin e shtëpisë për familjen Jusufi nga Corrotica (Foto, Video)”

Leave a Reply