Preshevë & Kumanovë, 18 gusht 2017

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit njofton opinionin e gjerë dhe bashkatdhetarët tanë, se me rastin e festës së Kurban Bajramit, bën organizimin e blerjes dhe therrjes së kurbanëve.

Në kuadër të projektit QSA realizon një sërë aktivitetesh:

  • Blerja e kafshës – për Luginë të Preshevës LOPË, ndërsa për Kumanovë e Likovë DELE, të verifikuar në aspektin shëndetësor dhe të mbarësimit, të certifikuara nga mjeku veteriner
  • Therja në therrtore të licencuar në formë legale nga një staf profesional, në kushte tejet të larta higjenike, duke i ndjekur dhe rregullat fetare të therrjes.

Ajo që nuk dihet në këtë botë të globalizuar, është se si konkret bëhet therrja e kurbaneve dhe si është kualiteti i kurbanëve tanë?
Gjithashtu, opinonit duhet t’i sqarojmë se ku përfundojnë kurbanët e tyre dhe kush do të jenë përfituesit?
Shpërndarja e mishit deri në shtëpitë e familjeve përfituese në pako prej 5-7 kg – familjet në nevojë, fëmijët jetimë, të vejat, përsonat me aftësi të kufizuara, si dhe kategori tjera sociale në rajonin e Luginës së Preshevës dhe të Kumanovës e Likovës.

Çmimi i kurbanit është 140 euro për Luginë të Preshevës dhe 120 euro për Kumanovë e Likovë dhe përmban këto shërbime:

  • përzgjedhja dhe blerja e kafshëve kualitative
  • kontrollet mjekësore mbi shëndetin dhe mbarësimin e kafshëve
  • inspektimin nga ana e inspektorit veteriner dhe kontrolli i mishit
  • copëtimi dhe paketimi i mishit, si dhe shpërndarja e pakove të mishit deri tek familjet përfituese shtëpi më shtëpi.
  • TVSH

Projekti do të implementohet në formë krejtësisht legale

Afati i fundit për dorëzimin e kurbaneve është më së voni data 30 gusht 2017, apo (dy ditë para festës së Kurban Bajramit)

QSA – mundësi për një kurban sa më kualitativ!

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Solidaritetit