QSA në kuadër të projektit “Gruri i Solidaritetit” bën grumbullimin e grurit për nevoja humanitare

Kor 10, 2017 No Comments by

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë në kuadër të projektit “Gruri i Solidaritetit” gjatë sezonit të korrjeve, bën grumbullimin e grurit për nevoja humanitare, në komunat e Kumanovës dhe Likovë.

Përmes këtij projekti, QSA ka për qëllim sigurimin e miellit, për të mbështetur familjet në nevojë të cilat i furnizon në mënyrë sistematike, në kuadër të projektit “Bukë dhe Shpresë”, ku përfitojnë 42 familje në nevojë. 

Përmes sigurimit të miellit, QSA do të ketë mundësi të rrisë numrin e familjeve përfituese, me ç’rast këtyre familjeve u ndahen artikujt kryesor ushqimor e higjienik si: (miell,  vaj, oriz, fasule, kripë, sheqer, makarona, shampon, deteregjent dhe sapun). 

Ftojmë të gjithë prodhuesit e grurit, që sipas mundësive të tyre, të na mbështesim në realizimin e këtij projekti, duke u bërë pjesëmarrës të këtij aktiviteti.

Personi kontaktues për Maqedoni Sadulla Aliji Tel. +389 (0) 70 461 -595 

BASHKË MUNDEMI MË SHUMË, SOLIDARIZOHU EDHE TI

Projekte Aktuale, Projektet

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “QSA në kuadër të projektit “Gruri i Solidaritetit” bën grumbullimin e grurit për nevoja humanitare”

Leave a Reply