Të nderuar miq, donatorë, aktivistë, mbështetës, përfitues të QSA-së!

Me rastin e festës së Fitër Bajramit  ju përcjellim urimet më të sinqerta duke ju dëshiruar fat, lumturi dhe  harmoni ne familjet tuaja dhe në mbarë shoqërine tonë.

Lutemi qe Zoti ynë Bujar t’ua ketë pranuar gjithë angazhimin tuaj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Të vetëdijshëm për vlerën e lartë që ka kjo festë, dëshirojmë që paqja dhe mëshira e Zotit të mbretërojë tek çdo familje në botë, në veçanti tek shqiptarët kudo që janë.

Muaji i Ramazanit ka lënë gjurmët e tij tek secili prej nesh, duke na bërë më human dhe më të përkushtuar për hallet e njëri tjetrit.

Falë humanitetit tuaj dhe angazhimit të aktivistëve tanë, kemi arritur që të trokasim në dyert e mëse 1000 familjeve, brenda muajit  të bekuar të Ramazanit, përmes projekteve të Shportës së Ramazanit dhe atë të Bajramit.

Fytyrat e gëzuara te jetimëve, skamnorëve, hallexhinjëve e nevojëtareve, si dhe besimi dhe mbështetja juaj e pakursyer ndaj nesh, n’a japin kurajo dhe forcë për një angazhim edhe me të fuqishëm në të ardhmen në rrugëtimin tonë humanitar.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me projektet e aktivitetet e saj, do të jetëgjithnjë pranë nevojtarëve edhe në të ardhmen, duke i ofruar ndihmën e duhur.

Jemi thellesisht të bindur që duke i përkrahur ata materialisht, e kemi përkrahur vehtën tonë shpirtërisht.

Gëzuar festën e Bajramit!

Me respekt.
Ark. Mustafë Kamberi, Sekretar i përgjithëshëm i QSA