Të nderuar miq, donatorë, aktivistë, mbështetës, përfitues të QSA-së!

Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ju përcjellim urimet më të sinqerta që ky muaj të jetë muaj i begative të shumëta për ju dhe familjet tuaja.

Të vetëdijshëm për vlerën e lartë që e bartë ky muaj, dëshirojmë që paqja dhe mëshira e Zotit të mbretërojë tek çdo familje në botë, në veçanti tek shqiptarët kudo që janë.

Me fillimin e këtij muaji, muslimanët në të gjithë botën, edhe një herë fillojnë t’i japin rëndësi më të madhe anës së tyre humane. Në këtë mënyrë vizita e njëri-tjetërit, përkujdesja dhe shtimi i dashurisë së ndërsjelltë është më prezent në familjet, lagjet, trevat dhe shpresojmë edhe në të gjithë globin.

Gajtë këtij muaji shfaqen në nivel më të lartë ndjenjat tona të brendshme, si dhe një motivacion i përgjithshëm shpirtëror, për të plotësuar dy boshllëqe shpirtërore tek besimtarët.

Boshllëku i parë është përmbushja e nevojave të shumë vellëzërve dhe motrat tona që kanë nevojë për mbështetjen tonë materiale. Nga përvoja jonë shumëvjeçare, kjo mbështetje nuk mungon dhe ky boshllëk përmbushet.

Boshllëku i dytë është ana shpirtërore e atyre qe kanë te mira materiale. Ky boshllëk plotësohet duke u ndihmuar atyre që kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Ne si Qendër e Solidaritetit dhe Avancimit në punën tonë të përditëshme e shohim se si në këtë muaj njerëzit e anashkalojnë vehten e tyre, duke vlerësuar që nevojat e të tjerëve, kanë rëndësi me shumë se sa luksi dhe kënaqësia personale.

Ndjenja për të ndihmuar tjetrin është më e madhe, se sa gjatë gjithë vitit.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me projektet është një mundësi e mirë për të i ndihmuar nevojëtaret dhe vehtës sonë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit uron të gjithë besimtarëve musliman muajin e mëshirës, dashurisë dhe solidaritetit, me dëshirën më të madhe që të keni agjërim të lehtë dhe të pranueshëm tek Krijuesi ynë i Plotëfuqishëm.

Me respekt.
Ark. Mustafë Kamberi, Sekretar i përgjithëshëm i QSA