QSA vazhdon realizimin e projektit “Streha e jetimëve” për vitin 2017

Maj 13, 2017 No Comments by

Preshevë, 12 maj 2017

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë bëri shpërndarjen e pagave mujore për muajt Janar, Shkurt, Mars, Prill 2017, në kuadër të projektit “Streha e jetimëve”.

Qëllimi i projektit është solidarizimi me fëmijët jetimë (pa prindër – njërin apo të dy), duke u siguruar përkrahje materiale për mbulimin e disave nga nevojat të tyre të shumëta.

Përfituesit e projektit janë 67 fëmijë jetimë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit të moshave të 0 – 14 vjeç, të cilëve u mungon njëri apo të dy prindërit. Në kuadër të projektit, këta fëmijë përfitojnë një pagë mujore në shumë prej 3,000 dinarësh (25 eurosh).

Përmes kësaj ndërhyrjeje, QSA ka si qëllim të ndikojë në zbutjen e gjendjes ekonomike e sociale tek kjo kategori, por gjithashtu të nxisë ndjenjën e solidaritetit, që këta fëmijë janë pjesë e shoqërisë dhe nuk janë të vetëm dhe gëzojnë të drejtën e përkrahjes e mbështetjes së vazhdueshme të shoqërisë apo institucioneve.

QSA tashmë për fëmijët jetimë përfitues të projektit, ka krijuar një bazë të dhënash, ku përfshihen biografia e tyre, kushtet e akomodimit, shëndeti, të dhënat mbi kujdestarin/en, nivelin e edukimit dhe arsimimit, shërbimet që u ofrohen atyre nga institucionet publike, përkrahja dhe ndihmat materiale që u sigurohen nga instutucionet gjegjëse etj.

QSA tashmë ka inicuar edhe mëtej realizimin e projektit “Streha e jetimëve” për vitin 2017, andaj apelon tek të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë në vend dhe diasporë, si dhe bizneseve lokale këtu në Luginë, që QSA u mundëson të marrin pjesë në financimin e ndonjë jetimi në shumë prej 25 euro në muaj, për t’u solidarizuar me ta në këto kushte të vështira ekonomike e sociale që e kanë mbërthyer Luginën dhe të bëhen pjesë e projektit tonë.

QSA në Preshevë falënderon partnerët dhe donatorët e projektit për kontributin e dhënë në realizimin e projektit “Streha e jetimëve” dhe solidarizimin me jetimët e Luginës së Preshevës gjatë vitit 2016.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Preshevë
Departamenti i Solidaritetit

Projekte Aktuale, Projektet

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “QSA vazhdon realizimin e projektit “Streha e jetimëve” për vitin 2017”

Leave a Reply