Përfundoi me sukses turniri humanitar në Wels të Austrisë. Turniri u organizua nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ku ekipet pjesëmarrëse participuan me nga 100 euro për ekip. Në këtë turnir morën gjithsej 7 ekipe. Vendin e parë e fitoi ekipi nga Xhamia e Welsit, vendi i dytë i takoi ekipit Auto Ajan dhe vendi i tretë për QSA Wels. Por QSA Wels kupën e fituar i dorëzoi FC Herta nga Welsi në shenjë mirënjohje për lojën fantastike në aspektin teknik dhe disiplinorë.

Kjo gjithashtu konfirmoi solidaritetin në këtë rreth të njerëzve bamirës ku solidariteti me njëri tjetrin ishte gjëja primare. Turniri u menaxhua nga departamenti i sportit në krye me Nuhi Nuhiun. Organizimi u mbyllë si i suksesshëm ku gjithashtu u shërbye ushqim dhe pije. Pjesëmarrësit u ndanë mjaftë të kënaqur dhe shprehën dëshirë që kjo traditë të vazhdohet edhe në të ardhmen.

I falënderojmë ekipet pjesëmarrëse, ata që udhëhoqën referimin dhe bashkë atdhetarët. Një falënderim i veçantë shkon për Visar Çoçaj nga kompania Balkon Brot ( Wels ), për sponzorizimin e mundësuar nga ana e tij.

Ju faleminderit të gjithëve

This post is also available in: German