QSA përfundoi projektin “Streha e jetimëve” për vitin 2016

Dhj 31, 2016 No Comments by

Preshevë, 31 dhjetor 2016
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë përfundoi realizimin e projektit “Streha e jetimëve” për vitin 2016. Këtë fundjavë bëri shpërndarjen e radhës së pagave mujore për fëmijët jetimë në Luginë të Preshevës.

Qëllimi i projektit është solidarizimi me fëmijët jetimë (pa prindër – njërin apo të dy), duke u siguruar përkrahje materiale për mbulimin e disave nga nevojat shumëta të tyre.

Përfituesit e projektit janë 64 fëmijë jetimë me kushte të vështira ekonomike e sociale nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit të moshave të 0 – 12 vjeç, të cilëve u mungon njëri apo të dy prindërit. Në kuadër të projektit, këta fëmijë përfitojnë një pagë mujore në shumë prej 3,000 dinarësh (25 eurosh).

Përmes kësaj ndërhyrjeje, QSA ka si qëllim të ndikojë në zbutjen e gjendjes ekonomike e sociale tek kjo kategori, por gjithashtu të nxisë ndjenjën e solidaritetit, që këta fëmijë janë pjesë e shoqërisë dhe nuk janë të vetëm dhe gëzojnë të drejtën e përkrahjes e mbështetjes së vazhdueshme të shoqërisë apo institucioneve.

QSA tashmë për fëmijët jetimë përfitues të projektit, ka krijuar një bazë të dhënash, ku përfshihen biografia e tyre, kushtet e akomodimit, shëndeti, të dhënat mbi kujdestarin/en, nivelin e edukimit dhe arsimimit, shërbimet që u ofrohen atyre nga institucionet publike, përkrahja dhe ndihmat materiale që u sigurohen nga instutucionet gjegjëse etj.

QSA është e interesuar edhe mëtej të vazhdojë realizimin e projektit “Streha e jetimëve” për vitin 2016, andaj apelon tek të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë në vend dhe diasporë, si dhe bizneseve lokale këtu në Luginë, që QSA u mundëson të marrin pjesë në financimin e ndonjë jetimi në shumë prej 25 euro në muaj, për t’u solidarizuar me ta në këto kushte të vështira ekonomike e sociale që e kanë mbërthyer Luginën dhe të bëhen pjesë e projektit tonë.

QSA në Preshevë falënderon partnerin dhe donatorët e projektit për kontributin e dhënë në realizimin e projektit “Streha e jetimëve” dhe solidarizimin me jetimët e Luginës së Preshevës gjatë vitit 2016.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Solidaritetit

This post is also available in: German

Projekte Aktuale, Projektet

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “QSA përfundoi projektin “Streha e jetimëve” për vitin 2016”

Leave a Reply