Kumanovë, 24.12. 2016
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në kuadër të projektit “Streha e jetimëve” bëri shpërndarjen e radhës të pagave mujore për jetimët nga rrethina e Kumanovës , Likovës dhe Shkupit për vitin 2016.

Që nga themelimi i saj, QSA në Kumanovë ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar donatorë, të cilët e përkrahin këtë projekt, duke u nisur nga nevojat e mëdha në terren për realizimin e këtij projekti.

Qëllimi i projektit është është solidarizimi me fëmijët jetimë (pa prindër – njërin apo të dy) në rrethinën e Kumanovës e Likovës si dhe të Shkupit, duke u siguruar përkrahje materiale për mbulimin e disave nga nevojat shumëta të tyre.

Fëmijët përfitues janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike e shëndetësore, në bazë të evaluimit të formularëve, të cilët janë plotësuar nga stafi i QSA-së, me rastin e intervistimit të këtyre familjeve.

Përfituesit e projektit janë fëmijët jetimë me kushte të vështira ekonomike e sociale nga vendbanimet e komunës së Kumanovës e Likovës si dhe të Shkupit, të moshave të 0 – 12 vjeç, të cilëve u mungon njëri apo të dy prindërit. Në kuadër të projektit, këta fëmijë përfitojnë një pagë mujore në shumë prej 1,350 denarësh (22.50 eurosh).

Përmes kësaj ndërhyrjeje, QSA ka si qëllim të ndikojë në zbutjen e gjendjes ekonomike e sociale tek kjo kategori sociale, por gjithashtu të nxisë ndjenjën e solidaritetit, që këta fëmijë janë pjesë e shoqërisë dhe nuk janë të vetëm, por e gëzojnë të drejtën e përkrahjes e mbështetjes së vazhdueshme të shoqërisë dhe institucioneve.

Fëmijet përfitues të projektit janë:
1.      Qamile Mustafa – Kumanovë
2.      Velid Murati – Fsh.Qerkez
3.      Alea Abazi – Fsh.Qerkez
4.      Eronita Abazi – Fsh.Qerkez
5.      Semije Abazi – Fsh.Qerkez
6.      Edona Rushiti – Fsh.Qerkez
7.      Ubeid ramadani – fsh. Nikushtak
8.      Besarta Mustafa – Kumanovë
9.      Sara Mustafa – Kumanovë
10.  Telfije Avdiji – Fsh. Likovë
11.  Adis Avdiji – Fsh. Likovë
12.  Miraxh Sulejmani – Fsh. Llopat
13.  Xhihad Sulejmani – Fsh. Llopat
14.  Hava Sulejmani – Fsh. Llopat
15.  Agnesa Avdili – Fsh. Vaksincë
16.  Adisa Fetahi – Fsh. Orizare
17.  Granit Avdili – Fsh. Vaksincë
18.  Rinora Iseni –Fsh. Llojan
19.  Arbnora Iseni – Fsh. Llojan
20.  Alban Iseni – Fsh. Llopat
21.  Latife Iseni – Fsh.Llopat
22.  Qemal Agushi – Fsh. Sllupcan
23.  Hurije Avdiji- Fsh.Ropalcë
24.  Almedina Avdiji – Fsh. Ropalcë
25.  Yllka Shabani –Fsh.Qerkez
26.  Hanife Shabani –Fsh.Qerkez
27.  Shirete Aliu – Fsh.Grushinë
28.  Bunjamin Aliu – Fsh.Grushinë
29.  Medin Aliu – Fsh. Grushinë
30.  Nexhati Rushiti – Fsh. Sllupcan
31. Xhemil Jahja – Shkup
32.Hana Jahja – Shkup
33.Elsa Shaqiri- Fsh.Mateq
34. Fisnik Shaqiri – Fsh.Mateq
35.Musli Shaqiri – Fsh.Mateq
36.Husna Xhemaili – Shkup
37.Tarik Xhemaili – Shkup
38.Egzona Toçi – Shkup
39.Anesa Toçi – Shkup
40.Ermina Fejzullai – Hasanbeg
41.Emina Fejzullai – Hasanbeg
42.Bujar Mamuti – Gazi Babë -Shkup
43.Jusuf Nuredini – Fsh.Luboten -Shkup
44.Malik Tahiri – Kondov -Shkup
45.Hana Tahiri – Kondov -Shkup
46.Meleke Ramadani – Cair-Shkup
47.Miraxh Ramadani – Cair -Shkup
48.Rilind Alili – Fsh.Likovë
49.Shengjile Alili – Fsh.Likovë
50.Renim Alili – Fsh.Likovë

Përveç pagave mujore, QSA tashmë për këta fëmijët jetimë përfitues të projektit, ka krijuar një bazë të dhënash, ku përfshihen biografia e tyre, kushtet e akomodimit, shëndeti, të dhënat mbi kujdestarin/en, nivelin e edukimit dhe arsimimit, shërbimet që u ofrohen atyre nga institucionet publike, përkrahja dhe ndihmat materiale që u sigurohen nga instutucionet gjegjëse etj.

Të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë në vend dhe diasporë, si dhe bizneseve lokale këtu në Kumanovë e Likovë, QSA u mundëson të marrin pjesë në financimin e ndonjë jetimi në shumë prej 25 euro në muaj (22.50 euro për jetimët dhe 2.50 euro taksë shtetërore për të ardhura të qytetarit), për t’u solidarizuar me ta në këto kushte të vështira ekonomike e sociale që e kanë mbërthyer trevën tonë dhe të bëhen pjesë e projektit tonë.

QSA në Kumanovë falënderon partnerin dhe donatorët e projektit për kontributin e dhënë në realizimin e projektit “Streha e jetimëve” dhe solidarizimin me jetimët Kumanovar dhe Likovas.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Solidaritetit

This post is also available in: German