Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë në suaza të projektit “Së bashku në bankat e shkollës” që ka për qëllim solidarizimin me nxënësit e varfër në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Kumanovës dhe Likovës, sivjet ka bërë ndarjen e 32 palë rrobave për fëmijët e varfër.

QSA në Kumanovë në bashkëpunim me drejtorinë e shkollave në fshatin Vakcincë dhe Llojan ka bërë përzgjedhjen e 32 nxënësve të varfër të këtyre shkollave të cilëve i ka shpërndarë patika, pantallona, fanella, jakne. Kësaj here janë përzgjedhur nxënësit më të varfër nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

QSA në Kumanovë në këtë mënyrë ka kontribuar në solidarizimin me nxënësit e varfër të komunës së Kumanovës dhe Likovës, synim ky i përcaktuar qysh në fillimet e saj si organizatë.

QSA në Kumanovë për këtë vit për këtë projekt ka siguruar donacionin prej Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Zvicër, të cilës i falënderohet në emër të shkollës, prindërve dhe aktivistëve të saj.

Synohet që ky projekt edhe në të ardhmen të realizohet në terrenin e Kumanovës dhe Likovës me tendenca rritjeje në përmbajtje dhe terren.

Përndryshe ky është viti i tretë me radhë që kjo organizatë e realizon këtë projekt në forma dhe mënyra të ndryshme.

This post is also available in: German