Kumanovë,18 tetor 2016
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” bëri shpërndarjen e Pestë për vitin 2016.
Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës. Familjet përfituese janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike e shëndetësore, në bazë të evaluimit të formularëve, të cilët janë plotësuar nga stafi i QSA-së, me rastin e intervistimit të këtyre familjeve.

Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se dikush përkujdeset për këto familje në rrugë institucionale dhe sistematike, duke ua siguruar dhe bukën e gojës. Përveç kësaj, përmes projektit QSA synon vendosjen e komunikimit mes familjeve (kompanive apo donatorëve etj.) me familjet në nevojë, me synim të nxitjes së ndjenjës së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes këtyre dy kategorive shoqërore.

Për dallim nga viti i kaluar ku përmes projektit kanë përfituar 16 familje, në vit 2015 projekti është zgjeruar, duke u rritur numri nga 21, tani më në vitin 2016 numron 29 Familje përfituese,po ashtu falë përkrahjes së donatorëve të cilët kontribuan për rritjen e numrit të familjeve përfituese nga 29 tashme i kemi edhe tre Familje tjera i cili sado po rritet veqse numri i perfituesve i cili tashme është 32.

Familjet përfituese të projektit “Bukë dhe shpresë” për vitin 2016 janë:
1. Qani Asani, familje gjashtë anëtarëshe, Kumanovë
2. Sadife Rashiti, familje Pesë anëtarëshe Kumanovë
3. Sadri Emini, familje dy anëtarëshe, Kumanovë
4. Adil Aliti, familje gjashtë anëtarëshe, Kumanovë
5. Bashkim Rashiti, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë
6. Turkesh Destani, familje shtatë anëtarëshe, Kumanovë
7.Sedat Latifi, familje katër anëtarëshe, fsh. Kumanovë
8. Nakshije Limani, familje katër anëtarëshe, Kumanovë
9. Osman Ademi, familje dy anëtarëshe, fsh. Rramali
10.Sehad Shahini, familje pesë anëtarëshe fsh.Rramali
11.Jusuf Shabani, familje gjashtë anëtarëshe, fsh. Llojan
12.Kosovare Alili, familje pesë anëtarëshe, fsh.Vaksincë
13. Emine Saqipi, familje tre anëtarëshe, fsh.Vaksincë
14. Sabedin Zeqiri, familje dy anëtarëshe, fsh.Vaksincë
15. Islam Misimi, familje tre anëtarëshe, fsh.Nakushtak
16. Adush Osmani, familje katër anëtarëshe, fsh.Ropalcë
17. Qemajl Rexhepi, familje tre anëtarëshe, fsh.Ropalcë
18. Elham Bajrami, familje shtatë anëtarëshe, fsh.Vishticë
19. Rraman Sulejmani, familje dy anëtarësh, fsh.Hotël
20. Mitat Rexhepi, Familje katër anëtarëshe, fsh.Hotël
21.Ferat Aliji, Familje shtatë anëtarëshe, fsh.Mateqë
22.Isuf Isufi, familje tre anëtarëshe, fsh.Mateqë
23.Arsim Maliqi,familje pesë anëtarëshe, fsh.Mateqë
24.Bejadin Nuhiju,familje pesë anëtarëshe, fsh.Orizare
25.Skender Nuhiju,familje katër anëtarëshe,fsh.Likovë
26.Rasim Rasimi,familje pesë anëtarëshe,fsh.Opajë
27.Fadil Aliti,familje nëntë anëtarëshe, fsh.Llopat
28.Drita Avdili, familje katër anëtarëshe, fsh. Vaksincë
29.Fatmir Sulejmani, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë
30.Hamdush Osmani ,familja pesë anëtarëshe , fsh.Ropalcë
31.Daut Selimi , familje katër anëtarëshe, Kumanovë
32.Valdete Kurtishi, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë

Përveç familjeve përfituese, QSA ka bazë të dhënash edhe të familjeve tjera, të cilat në bazë të vlerësimeve në bazë të kritereve tona, meritojnë të përfshihen në projekt, mirëpo në mungesë të mundësive financiare, fatkeqësisht nuk kemi arritur t’i përfshijmë ato familje në projekt. Për këtë, QSA apelon tek njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kanë mundësi materiale, të drejtohen tek QSA në Kumanovë, apo tek Qendrat tona në diasporë, për të orientuar kontributet e tyre.

Tridhjet e dy familjet përfituese, në kuadër të projektit nga shpërndarja e Pestë kanë përfituar këta artikuj, me sasitë përkatëse:
1. Miell, tip 400, 86 thasë
2. Vaj, 183 litra
3. Sheqer, 146 kg
4. Makarona, 179 pako
5. Krip, 32 kg
6. Sapuna, 122 copë
7. Oriz, 61 kg
8. Shampo, 29 litra
9. Detergent 3 kg, 32 pako
10. Fasule, 61 kg.

Donatorët e projektit në fjalë, që po e mundësojnë realizimin e projektit janë:
1. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Gjermani
2. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Zvicër
3. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Austri
4. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Belgjikë
5. Kompania ARK-B textyle, Kumanovë
6. Bliznak Promet, Kumanovë
7. Avdiji Dekor (Qemuran Avdiji) , fsh. Hotël

Qendra e solidaritetit dhe avancimit në Kumanovë në emër të përfituesve, i falënderon donatorët për mbështetjen në realizimin e projektit “Bukë dhe shpresë”, gjithashtu QSA falënderon aktivistët e saj në terren, të cilët ndihmuan në realizimin e projektin në fjalë përmes kontributit të tyrefizik.

QendraeSolidaritetitdheAvancimit
Departamenti i Solidaritetit