QSA realizoi projektin “Shporta e Kurban Bajramit” për vitin 2016

Sht 16, 2016 No Comments by

Kumanovë, 13-14 shtator 2016

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, realizoi projektin tradicional të saj “Shporta e Kurban Bajramit” për vitin 2016.
Qëllimi i projektit është solidarizimi me familjet në nevojë në komunën e Kumanovës dhe atë të Likovës, përmes realizimit të sakrificës së kurbaneve dhe shpërndarjes së mishit për kategori të ndryshme sociale të shoqërisë sonë.

Therrja e kurbaneve, e cila ashtu dhe siç është paralajmëruar më herët, është bërë në therrëtore të profesionale, në kushte të larta të përgatitjes teknike e higjenike, nga një staf profesional përfshirë dhe pjesën e ritualit konform normale fetare Islame në prezencë të hoxhës, i cili përkujdesej për pjesën e ibadetit dhe mënyrën e therrjes sipas normativave fetare. I tërë proçesi mbulohet me dokumentacionin përkatës, për të gjitha fazat e realizimit të tij.

Në kuadër të projektit u arrit sigurimi i një numri të konsiderueshëm i kurbaneve, të cilët Korpusi i QSA-së arriti t’i grumbullojë. Konkretisht u grumbulluanë 109 kurbanë për të cilët u therrën po aq dele.
Nga këta 109 kurbanë gjithsejtë përfituan 436 familje
Kjo gjë është si rezultat i profesionalizmit dhe vullnetit të aktivistëve tanë për të qenë sa më pranë shtresave në nevojë.
Gjithsej ishin 109 Kurbane ato u paketuan dhe Familjet të cilët përfituan nga mishi i kurbanëve gjithsej ishin 436 familje përfituse, ku shumica e tyre u shpërnda nëpër vendbanimet e komunave Kumanovë e Likovë: Rramali, Llopat, Opaje, Orizare, Likovë, Mateç, Ropalcë, Vishticë, Nikushtak, Hotël, Vaksincë, Sllupçan, Çerkez etj. Po ashtu përfitues I ketijë projekti ishte edhe rrethina e Shkupit si pasojë e Vershimeve I cili shkaktoj kaos te madhe ne vendbanimet shqiptare në Hasanbeg,Haraçin,Kamenik,Straçinc etj.

I gjithë ky aktivitet u realizua me mbështetjen e partnerëve dhe donatorëve të QSA-së, si dhe nga Qendrat e QSA-së në diasporë: Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Austri si dhe Bashkësin Islame të Shqiptarëve ne Zvicerr. QSA Kumanovë falënderon të gjithë kontribuesit për mbështetjen e dhënë, poashtu I falënderon dhe në emrin e qindra përfituesve që paten mundësi të përfitojnë përmes projektit “Shporta e Kurban Bajramit”.
Në fund QSA drejtohet me një lutje tek Zoti Fuqiplotë, që të gjithë donatorëve t’ua pranojë sakrificat (kurbanat) e tyre dhe t’ua shumëfishojë pasurinë e tyre, familjeve në nevojë t’u lehtësohet gjendja, që paqja dhe qetësia shpirtërore të mbizotërojë tek ta.

QSA-së në Kumanovë uron të gjithë besimtarët në katër anët e globit e në veçanti ata të Komunave te Kumanovës e të Likovës – Gëzuar festën e Kurban Bajramit, me dëshirë që Bajramet e ardhshëm të n’a gjejnë në paqë e harmoni ndërnjerëzore, në kushte më të mira ekonomike e sociale, me një numër sa më të vogël nevojtarësh në trevën tonë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Kumanovë
Departamenti i Solidaritetit

Projekte Aktuale, Projektet

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “QSA realizoi projektin “Shporta e Kurban Bajramit” për vitin 2016”

Leave a Reply