Mesazh Urimi me rastin e festë së Kurban Bajramit

Sht 11, 2016 No Comments by

Vëllezër e motra të nderuar!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, pranoni urimet më të përzemërta nga i gjithë Korpusi i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në trevat tona si dhe diasporë.

Kjo festë që ka simbolikën e flijimit n’a bën edhe një herë dëshmitarë se ne jemi komb që sakrifikojmë mirëqenien tonë, për të parë buzqeshje në fytyrat e vëllezërve dhe motrave tona që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Me këtë rast falemnderojmë gjithë donatorët, kontribuesit dhe përkrahësit që në këtë festë të kemi fytyra të buzëqeshura të jetimëve, skamnorëve dhe njerezve që i kanë rënduar hallet e jetës.

Duke e falemenderuar Krijuesin e Madhëruar për mirësitë e dhuruara, ju ftojmë që edhe gjatë pjesës tjetër të vitit të jemi pranë atyre që kanë nevojë për përkrahjen tonë.

Me respekt,
Mustafë Kamberi – sekretar i përgjithshëm
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit

Blogu

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “Mesazh Urimi me rastin e festë së Kurban Bajramit”

Leave a Reply