Preshevë, 16 gusht 2016

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” bëri shpërndarjen e tretë për vitin 2016.
Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në Luginë të Preshevës.
Familjet përfituese janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike, në bazë të evaluimit të formularëve, të cilët janë plotësuar nga stafi i QSA-së, me rastin e intervistimit të këtyre familjeve.

Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se dikush përkujdeset për këto familje në rrugë institucionale dhe sistematike, duke ua siguruar dhe bukën e gojës.

Përveç kësaj, përmes projektit QSA synon vendosjen e komunikimit mes familjeve donator (kompanive apo individëve etj.) me familjet në nevojë, me synim të nxitjes së ndjenjës së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes këtyre dy kategorive shoqërore.
Në kuadër të projektit janë përfshirë 28 familje nga vendbanimet e komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë falënderon donatorët – bashkatdhetarët dhe qytetarët lokal për mbështetjen financiare për realizimin e projektit.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Preshevë
Departamenti i Solidaritetit