Mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit

Kor 04, 2016 No Comments by

Të dashurë vëllezër dhe motra,

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) përmes këtij mesazhi i uron të gjithë besimtarëve musliman gëzuar festën e Fitër Bajramit. Shpresojmë tek Allahu xhsh që këto ditë feste t’i kaloni në mesin tuaj familjar me mirësi dhe begati.
Kjo ditë paraqet kurorëzimin e një angazhimi të denjë gjatë muajit të Ramazanit, në të cilin përveç aktivitetit personal dhe shpirtëror, besimtarët treguan një nivel të lartë solidariteti me familjet në nevojë të kategorive të ndryshme në të gjitha trojet tona etnike.

Gjithashtu, neve si rrjet i QSA-së n’a u ka ofruar edhe një mundësi më shumë, për shkak të sensibilizimit të njerëzve në përgjithësi në këtë muaj të mëshirës, që të inicojmë ide dhe të realizojmë projekte me intensitet më të madh për shoqërinë tonë. Ky kontribut ishte i pashembullt, andaj dhe dëshirojmë të ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për çdo ndihmë të dhuruar. Shpresojm dhe besojmë fortë se projektet tona kanë arritur tek njerezit më me nevojë në shoqërinë tonë. Qofshin të kënaqur ata dhe qoftë i kënaqur Allahu xhsh me të gjithë ne.

Një falënderim nga thellësia e zemrës për ju të gjithë vëllezër dhe motra, aktivistë dhe kontribues të dashur të QSA-së, që në këtë muaj dhatë kontribut të gjerë, për të cilin jemi të vetëdijëshëm që i keni lënë anash edhe familjen tuaj, vetëm e vetëm për t’i ndihmuar atyre të cilët kanë më së shumti nevojë në shoqerinë tonë. Me mundin dhe kontributin tuaj, e keni nderuar përfituesin, e keni nderuar vendin dhe popullatën tuaj ku jetoni. Në fund n’a nderuar dhe ne si QSA, kështu që ne lutemi që Allahu xhsh të ju nderojë juve të gjithëve dhe ju meshirojë e bekojë me të mirat e Tij të pafund dhe t’ua largojë brengat e kësaj dhe botës tjetër.

Me këto angazhime, ne të gjithë dëshmuam dashurinë ndaj vendit të tonë dhe nivelin e lartë të qytetarisë dhe solidaritetit ndër-vëllazëror. Bashkërisht gjithmonë jemi më të fortë dhe ia dalim mbanë.

E lusim Zotin Fuqiplotë që t’ua ketë pranojë agjërimin dhe çdo formë tjetër të adhurimit të kryer gjatë Ramazanit, poashtu dhe t’ua shpërblejë çdo kontribut tuajin në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Me respekt,
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Sekretari i përgjithëshëm i QSA-së
Mustafë Kamberi
Solothurn, Zvicërr

This post is also available in: German

Blogu

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “Mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit”

Leave a Reply