Përvjetori i dytë i QSA Austri

Qer 14, 2016 No Comments by

Wels, 14 qershor 2016

Me rastin e dy vjetorit të themelimit të saj, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Wels të Austrisë, shprehë mirënjohje dhe falënderim ndaj anëtarësisë së saj të gjerë, kontribuesve, aktivistëve, organizatave dhe kompanive donatore, si dhe ndaj të gjithë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Austrisë, për kontributet e derdhura tek QSA, në mbështetje të kategorive të ndryshme sociale në Luginë të Preshevës, rrethinën e Kumanovës e Likovës dhe më gjerë në viset tjera shqiptare.

Falë bashkëpunimit të sinqertë mes QSA Austri dhe mbështetësve të saj, brenda këtyre dy viteve realizuam bashkërisht një sërë projektesh në sferën humanitare e sociale, duke iu dalë në ndihmë atyre që kishin nevojë për kontributin tonë.

Të vetëdijshëm për situatën e vështirë humanitare e sociale në trojet tona në Ballkan, QSA Austri konsideron që rrugëtimi i përbashkët në ndihmë të familjeve në nevojë duhet vazhduar dhe mëtej. Andaj, ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në shtetin e Austrisë dhe më gjerë, që t’i bashkangjiten karavanit të solidaritetit, për të qenë më afër vendlindjeve tona.

QSA me qendrat e saj në Preshevë e Kumanovë është aktive me projektet e saj, si Bukë dhe shpresë, Strehimi, Streha e jetimëve, Kabina e bukës, Shportat gjatë muajit të Ramazanit, Shportën e Bajramit, si dhe shumë projekte të tjerë, përmes të cilëve u japim mundësi çdonjërit që ka dëshirë të solidarizohet me kategori të ndryshme në nevojë të shoqërisë sonë.

Çdo dhurim i juaji sado i vogël qoftë është i mirëseardhur, pasi kontributet e përbashkëta i ngjajnë pikave të shiut që bashkërisht arrijnë të shuajnë etjen e shumë gjallesave, ndërsa përmes QSA do të jeni më afër skamnorëve, jetimëve, të vejave, të sëmurëve, personave me nevoja të veçanta etj.

SOLIDARIZOHU DHE TI…!

Blogu

About the author

The author didnt add any Information to his profile yet
No Responses to “Përvjetori i dytë i QSA Austri”

Leave a Reply