QSA në Wells të Austrisë më datë 23nëntor 2014, në kuadër të aktiviteteve të saj dhe zhvillimit të marrëdhënieve institucionale me subjekte të ndryshëm në Republikën e Austrisë, mbajti takim me përfaqësuesit të Unionit të shqiptarëve musliman në Austri (USHMA), të kryesuar nga prof. Vahidin Behluli. Takimi u zhvillua në ambientet e QSA-së, ku përfaqësuesit të Unionit iu bë një pritje vëllazërore.

Nga ana e përfaqësuesve të QSA-së iu bë një prezantim të QSA-së, ku u paraqitën qëllimet, vizioni dhe aktivitetet me të cilat merret QSA, si dhe strukturën organizative të Korpusit të QSA-së, që tashmë shtrihet në gjashtë shtete të ndryshme.

Gjitashtu edhe ana e kryetarit të Unionit të shqiptarëve musliman u njoftuam me rolin dhe punën e Unionit si institucion unifikues i organizimeve të ndryshme të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e veprojnë në shtetin e Austrisë. USHMA është themeluar në vitin 2006 dhe ka për qëllim organizimin dhe menaxhimin institucional të xhamive në mbarë shtetin austriak. Kryetari prof. Behluli n’a njoftoi me aktivitetet e deritanishme të Unionit, si dhe objektivat e ardhshme të Unionit.

Pas njoftimit më në detaje me QSA-në dhe duke e patur parasysh rolin dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë të Unionit që ka ndikim tek xhamitë në mbarë Austrinë, kryetari Behluli shprehu gatishmërinë për të përkrahur nismat dhe aktivitetet e QSA-së. U dakorduam që të koordinohen aktivitetet në të ardhmen me qëllim për t’i shërbyer vendlindjeve tona, si dhe vetë bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Austrisë.

QSA dhe USHMA do të bashkëpunojnë në të ardhmen në rrugë institucionale me respekt të ndërsjelltë, për t’i shërbyer sa më mirë xhematit dhe vendlindjeve tona në trojet në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe organizatat tjera që veprojnë në shtetin austriak.

Nga ana e kryetarit të QSA Austri Xheladin Bajrami, u propozua idea e organizimit të një konference të përbashkët, në të cilën do të merrnin pjesë të gjitha shoqatat Islame (xhamitë) në Austri, si dhe shoqatat tjera humanitare, kulturore e sportive. Qëllimi i konferencës do të ishte qasja e unifikuar ndaj nevojave të popullit në aspektin humanitar, social dhe kulturor, ku përmes një komunikate të përbashkët do të njoftohej opinioni shqiptar si dhe ai austriak mbi gjendjen e krijuar dhe qasjen në të ardhmen lidhur me çështjet humanitare, sociale, kulturore, kombëtare e fetare.

Nga ana e kryetarit të Unionit, propozimi u pranua si shumë i qëlluar. Këtë ide e kishte patur si synim edhe vetë kryetari i Unionit, kështu që mbetet të realizohet në të ardhmen.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Austri
Xheladin Bajrami, kryetar