QENDRA E SOLIDARITETIT DHE AVANCIMIT NË WELLS TË AUSTRISË SHPALLË: AKSION HUMANITAR
NDIHMË URGJENTE PËR RASTE EMERGJENTE !!!

Dedikuar: familjeve skamnore, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe kategorive tjera me kushte ekstreme të vështira ekonomike e sociale

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët se QSA në Austri ka shpallur aksionin humanitar mbarëkombëtar „Ndihmë urgjente për raste emergjente“, për t‘u dalë në ndihmë familjeve, vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje.

QSA Austri apelon tek të gjithë njerëzit human, njerëz të vullnetit të mirë dhe të mëshirës, që të kontribojnë vullnetarisht sipas mundësive që kanë, që sado pak t‘ua lehtësojmë skamjen dhe mjerimin, t‘ua rrisim shpresën e gëzimin, t‘ua kthejmë buzëqeshjen dhe lumturinë me ndihmën tuaj, që t‘ua ngrohim sado pak zemrat e tyre në këto ditë të ftohta.

Ndihmat e grumbulluara do të dhurohen në formë të përkrhajes së drejtëpërdrejtë për nevoja emergjente të rasteve të ndryshme në nevojë për familjet tona në vendlindje.

Përmes aksionit, do të mbështeten këto fusha dhe kategori, si:
– Ndihma në sferën e shëndetësisë
– Varfëri të skajshme
– Arsim
– Personat me aftës të kufizuara
– Jetimët etj.

Aksioni është i hapur gjatë gjithë vitit, kurse të gjithë të interesuarit mund të paraqiten tek QSA në Wells të Austrisë në Wells, tek personat përgjegjës:

Kabil Elezi: +43 (0) 676 / 638 66 27 Isa Rexhepi: +43 (0) 676 / 73 75 650 Bejtush Tahiri: +43 (0) 676 / 67 10 652 Sevdail Ramizi: +43 (0) 676 / 94 46 554

Kontributet tuaja gjithashtu mund t’i derdhni edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë përmes llogarisë bankare:

IBAN: AT13 3468 0000 0055 3511 SWIFT Code: RZ00AT2L680
Duke e potencuar qëllimin e pagesës: NOTHILFE

QSA në Austri ju falënderon paraprakisht për çdo kontribut të dhënë në mbështetje të aksionit tonë.

Në Wels: QSA Austri
Më 17.11.2014.
Xheladin Bajrami, kryetar

BËHU EDHE TI PJESË E AKSIONIT!!!