Kumanovë, 15 nëntor 2014
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë bëri shpërndarjen e gjashtë dhe të fundit për vitin 2014, në kuadër të projektit “Bukë e shpresë”. Qëllimi i realizimit të këtij projekti është furnizimi sistematik i familjeve në nevojë në vendbanimet e komunave Kumanovë e Likovë, me artikujt elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitar. Ky projekt është determinues për punën dhe funksionimin e QSA-së, ndërsa në planin vizionar QSA përmes këtij projekti synon të parandalojë shpërnguljen e popullatës, përmes përkujdesit të vazhdueshëm për këto familje.

Përmes projektit në fjalë, gjatë vitit 2014 janë përfshirë 16 familje përfituese, sipas listës emërore si në vijim:
1. Familja e Skender Nuhiji, familje gjashtë anëtarësh, fsh. Likovë
2. Familja e Ekrem Emrullahi, familje tre anëtarësh, Kumanovë
3. Familja e Raman Sulejmani, familje dy anëtarësh, fsh. Hotël
4. Familja e Shahin Ismaili, familje tre anëtarësh, fsh. Sllupçan
5. Familja e Nakshije Limani, familje katër anëtarësh, fsh. Cerkez
6. Familja e Adil Aliti, familje gjashtë anëtarësh, Kumanovë
7. Familja e Osman Ademi, familje dy anëtarësh, fsh. Rrahmanli
8. Familja e Mevera Asani, familje nëntë anëtarësh, Kumanovë,
9. Familja e Ferat Aliji, familje shtatë anëtarësh, fsh. Mateç
10. Familja e Elham Bajrami, familje tetë anëtarësh, fsh. Vishticë
11.Familja e Sabedin Zeqiri, familje dy anëtarësh, fsh. Vakcincë
12. Familja e Muhamed Mustafi, familje gjashtë anëtarësh, Kumanovë
13. Familja e Rexhep Jahiu, familje gjashtë anëtarësh, fsh. Orizare
14. Familja e IsmailHaki Selmani, familje katër anëtarësh, fsh. Sllupçan
15. Familja e Emine Sakipi, familje dy anëtarësh, fsh. Vakcincë
16. Familja e Fadil Aliti, familje dhjetë anëtarësh, fsh. Llopat.

Në kuadër të shpërndarjes së gjshtë për vitin 2014, familjeve përfituese iu dhuruan këto artikuj me sasitë përktëse:
1. Miell tip 400, 900 kg
2. Vaj, 86 l
3. Sheqer, 66 kg
4.Krip, 16 kg
5. Detergjent 3 kg, 16 pako
6. Oriz, 28 kg
7. Makarona 350 gr., 78 pako
8. Sapunë, 60 copë
9. Shampon, 16 l
10. Fasule, 29 kg.

Projekti është duke u realizuar falë kontributit të vazhdueshëm të njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët solidarizohen me familjet e lartëshënuara.
Donator të projektit në fjalë janë:
1. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Gjermani
2. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Zvicër
3. Aliti Dimex, Kumanovë
4. B.F. Adis, Kumanovë
5. Restorant dhe Market Agimi fsh.Mateç
6. Ali Maksuti, Tetovë,

QSA në emrin e saj dhe të familjeve përfituese falënderon të gjithë donatorët për mbështetjen në realizimin e këtij projekti për vitin 2014. Ndërkohë, QSA apelon tek donatorë të mundshëm – personat tjerë fizik dhe juridik në vend dhe diasporë, që të mbështesin aktivitetin në fjalë për vitin 2015, pasi kërkesat në terren për realizimin e këtij projekti janë të mëdha,

Me qëllim të përfshirjes së një numri më të madh familjesh nga rrethina e Kumanovës dhe Likovës, të gjithë të interesuarit për të mbështetur këtë projekt, mund të drejtohen në ambientet e QSA-së në Kumanovë, për t’u njoftuar më për së afërmi me projektin në fjalë dhe familjet tjera në pritje, të cilat mund të jenë përfitueset e ardhshme për vitin 2015. Vlen të ceket që për një familje mesatare, pakoja mujore mund të kushtojë rreth 40-50 euro.

QSA beson fuqishëm që përmes bashkëpunimit dhe solidaritetit me familjet në nevojë, do të përballohet më lehtë situata ekonomike e sociale tek shumë familje në nevojë në komunat e Kumanovës dhe Likovës.

Shpërndarja e radhës në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” do të bëhet në fillim të vitit 2015 me tendencë të rritjes së numrit të familjeve përfituese.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit
Departamenti i Solidaritetit