Preshevë, më 27 tetor 2014
Në kuadër të projektit “Solidarizimi para, gjatë dhe pas Ramazanit 2014”, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë bëri shpërndarjen e fundit të pakove ushqimore e higjeniko-sanitare për familjet në nevojë në vendbanimet e komunave Preshevë e Bujanoc. Projekti është mbështetur nga organizata gjermane Muslime Helfen dhe ka për qëllim solidarizimin me familjet në nevojë në sezonin e muajit të Razamanit (para, gjatë dhe pas), në të cilët nevojitet solidaritet më i madh me familjet në nevojë, për t’ua lehtësuar ibadetin e agjërimit gjatë muajve të dalluar. 

Përmes këtij projekti, familjeve përfituese iu shpërdanë artikujt kryesorë ushqimorë, si miell, vaj, sheqer, krip, oriz, fasule, makarona etj., pa lënë anash dhe artikujt higjenik si detergjent, shampo e sapuna. 

Këto ndihma edhe pse në shikim të parë duken simbolike, kanë zënë vend të rëndësishëm tek familjet përfituese, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike e sociale që po mbretëron në regjionin tonë.

 Përmes projektit u përfshinë 100 familje përfituese me gjendje të vështirë ekonomike e sociale nga Lugina e Preshevës. Kriteret në përzgjedhjen e familjeve përfituese janë të ngjajshme me ata të projektit “Bukë dhe shpresë”. 

QSA është duke e realizuar këtë projekt në mënyrë tradicionale, duke shpresuar që edhe vitet tjera ky projekt do të përsëritet. 

QSA në emër të saj dhe të familjeve përfituese falënderon donatorin e projektit Muslime Helfen nga Gjermania, duke u lutur që të gjithë kontribuesit të shpërblehen nga Zoti i Plotëfuqishëm. 

QSA Preshevë 
Departamenti i Solidaritetit