QSA gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit po realizon projektin “Shporta e Ramazanit”. Ky projekt po mbështetet nga disa bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër dhe konsiston në sigurimin e disa artikujve bazë ushqimor dhe higjenik-sanitar për familjet skamnore në Luginë të Preshevës.

Përfitues të këtij projekti deri më tani kanë qenë 23 familje nga vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc, përkatësisht 10 familje në fshatin Konçul, kurse familjet tjera janë nga komuna e Preshevës.

Ky organizim u mirëprit nga familjet përfituese, për shkak të gjendjes së tyre të rënduar.

QSA falënderon donatorët dhe financuesit e këtij projekti, duke lënë si mundësi të hapur zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij projekti, pasi numri i familjeve në nevojë është akoma më i madh, në krahasim me ato që kanë përfituar.

Për të gjithë të interesuarit për të kontribuuar edhe më tej në sigurimin e shportave tjera të Ramazanit për familjet skamnore, QSA qëndron në gatishmëri të implementojë edhe mëtej këtë projekt. Për këtë mund të na kontaktoni përmes tel. +381 (0) 17 668 537, apo përmes postës elektronike info@solidariteti.com.

This post is also available in: Turkish