Në kuadër të projektit “Avanco dijen” këtyre ditëve filloi të mbahet kursi nga lënda e matematikës, i cili ka të bëjë me aftësimin e maturantëve për dhënien e provimit pranues në fakultete të ndryshëm. Kursi po mbahet në kabinetin e aftësimit profesional në ambientet e QSA-së.

Kursi është pa pagesë, zgjatë një muaj dhe mbahet 3 herë në javë nga një orë. Kursin janë duke e ndjekur vetëm 10 maturantë.

Kursi udhëhiqet nga z. Ekrem Halimi – magjistër i matematikës dhe do të zhvillohet krahas planit të paraparë, pavarësisht numrit të kufizuar të kandidatëve.

Nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, Departamenti i avancimit