Fundjavën e kaluar, më 16 dhe 17 Mars 2019, QSA mbajti konferencën e IX vjetore.

Konferenca e sivjetme u mbajt ne Mavrovë, Republika e Maqdonisë së Veriut.

Konferenca vjetore e QSA-së është një eveniment, i cili organizohet një herë në vit me pjesëmarrje nga i tërë korpusi i QSA-së.

Gjatë dy ditëve, gjashtë qendrat, përmes perfaqësuesve të tyre, diskutuan raportet mbi ecurinë e punëve gjatë vitit 2018 si dhe u dhanë propozime dhe ide për të ardhmen.

Këtë vit, për dallim nga vitet e kaluara, u vërejtë rritja e numrit të femrave pjesëmarrëse.

E tërë konferenca, u përshkua nga një frymë e lartë e diskutimit të mirëfilltë mbi sfidat e funksionimit të secilës qendër vec e vec dhe te korpusit në përgjithësi .

Pas diskutimeve të shumta, u konkludua se QSA si korpus ka zhvilluar vetëvehten dhe është në rrugë të mbarë drejt një organizate të mirëfilltë, e cila është e gatshme qe të ballafaqohet me cdo sfidë, në shërbim të popullit në vendet ku shtrinë aktivitetin e saj.

Gjithashtu u potencua edhe nevoja e zgjerimit të bashkëpunimit edhe me organizata tjera , në fusha të ndryshme të aktiviteteve të tyre, qofshin ato lokale ose ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë u vendos që , krahas sektorit të solidaritetit, të shtohen aktivitetet edhe në fushën e avancimit, si një nga shtyllat kryesore të QSA-së.

Këtë vit u bë zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, me ç’rast, ne pozitën e sekratarit të përgjithshëm u rizgjodh Mustafë Kamberi,arkitekt, ndërsa si zëvendës sekratar u zgjodh Islam Aliji, inxhenjer i ndërtimtarisë.

Pas dy ditë punimesh, konferenca u mbyll me premtimet për angazhim edhe më të madh nga i gjithë korpusi në shërbim të realizimit të qëllimeve të vendosura.